TIRANE- Të burgosurit me sjellje të mirë do të përfitojnë 20 ditë leje në vit. Kjo është vendosur në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në projektligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve. Sipas deputetes së Partisë Socialiste Vasilika Hysi vendosja e limitit do të shmangë abuzimet.
 
Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj propozoi ndryshimin e emërtimit nga Policia e Burgjeve në Shërbimin e Sigurisë. Ndërsa ministria e Drejtësisë ka kërkuar të mos ndryshohet.
 
Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi tha se “të burgosurve dhe paraburgosurve minoritarë duhet t’i jepet informacioni në gjuhën e tyre”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)