Komisioni i Ligjeve, PD kundër
Vishës, PS: Duhet votua

Komisioni i Ligjeve, PD kundër<br />Vishës, PS: Duhet votua
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar një ditë para votimit në seancë plenare, kandidatin për nënkryetar të KLD, të propozuar nga PS-ja. Deputeti Enkelejd Alibeaj e ka vlerësuar Vishën, si një kandidat profesional në sistemin e gjyqësorit. Ish prokurori Visha kërkoi votën edhe të deputetëve demokratë në seancën e sotme parlamentare ku pritet të hidhen për votim dy kandidaturat. “Unë kam marrë përkrahje nga PS për një garë jo për votë. Kandidati përballë meje është i dobët. Do habitesha nëse nuk do të më jepnit votën”, pohoi ai. Visha tha se gjyqësori “është i korruptuar” dhe do të jepte kontributin e tij për të luftuar këtë fenomen në gjyqësor. I pyetur nga deputetët PD-së, në lidhje me marrëdhëniet e tij me Sokol Koçiun, a ka marrë urdhër nga ai kur ky i fundit ka qenë pjesë e Task Force, Visha u përgjigj se nuk kishte marrë urdhër nga Sokol Koçiu pasi në kohën kur Visha punonte Koçiu ishte marrë i pandehur për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës me Kolumbinë. I pyetur nga Paloka nëse vazhdonte të mendonte se Mediu është i pafajshëm në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, 15 mars 2008 Visha tha “ Në bindjen time Mediu është i pafajshëm”
Debati në Komisionin e Ligjeve
Sula: Dua të falenderoj z. Visha për prezencën në komision dhe për paraqitjen e tij që bëri. Gjithsesi unë kam disa pyetje që duhet ti drejtoj zotit Visha duke pasur parasysh dhe dy CV që janë paraqitur nga zoti Visha. Një CV e paraqitur në organin e Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 1998, dhe një CV paraqitur para deputetëve sot. Unë do ta filloja pyetjet e mia nga periudha në të cilën ka punuar. Ju në CV-në e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se keni shkuar në periudhën shtator ’92, pas kursit në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë Konsullore. Më pas jeni shkarkuar si i papërshtatshëm për këtë vend pune. Në CV-në e dërguar nga grupi i deputetëve, kjo nuk rezulton kështu. Përkundrazi nga ajo që keni shkruar, unë kuptoj se ju nuk keni punuar dy muaj si te CV-ja e Prokurorisë, por një vit. Dhe këtu nuk figuron shkakrimi juaj. Pse kjo mospërputhej, apo mund ta quaj si fshehje të së vërtetës. A bën ky një shkak për të ulur besimin si kandidaturë te KLD-ja. Në CV-në, pas një konkursi në një kolegj deri në fillim të 96, ju pastaj keni një periudhë pause prej 2 vitesh deri në 98, dy vite keni qëndruar në Angli dhe Itali. Pa ju paragjykuar, gjatë kësaj periudhe keni qëndruar në Angli dhe Itali, keni punuar në këto dy vende në profesionin tuaj, keni qënruar si ilegal apo legal?
Visha: Së pari mospërputhja si term i përdorur nga ju nuk më dukdet i gjetur, e me vend. Do të kisha probleme po të kishte kontradiktë logjika. Nuk kam të tilla dhe nuk gjej. Në MPJ-në s’kam punuar një vit, kam punuar e shumta disa muaj. Arsyeja e largimit ka qenë e përsëris, papërshtatshëmria politike për atë punë. Jam thërritur nga zoti Cerriqi, në atë kohë ish zv. Ministër në MPJ-në që më është thënë se ka një ngarkesë politike për kohën, dhe mund të rregullojmë më vonë, por nuk mund të qëndrosh. Jam punësuar në MPJ-ë kur kam qenë 22 vjeç. Për sa i përket lëvizjeve jashtë, kam qenë i përzgjedhur nga qeveria zviceriane pas një konkursi të përbashkët me qeverinë shqiptare. Kemi vajtur 18 persona nga Shqipëria, ku një pjesë e tyre kanë karrierë. Beja ka qenë koleg i imi, Demi dhe që do e certifikonin të vërtetën. Për kursin e dytë, kam qenë 13 muaj në Londër në Fakultetin Drejtësisë. Gjiknuri ka qenë me mua në atë kohë si fitues, ka dalë i gjashti në atë grup që konkurruan. E pesta ka dalë zonja Argita Berisha, i pari kam dalë unë.
Rusmali: E humbi votën e Damianit
Visha: Më pas kam qënduar në Londër, Itali. Kam qenë i fejuar në itali dhe kam qenë bartës i një pasaporte diplomatikë të një pasaporte te shqipërisë.
Sula: Ju keni ushtruar detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore nga vitit ‘98 deri në 2000. Në sajë të dijenisë që kam dhe unë, në Prokurorinë e Përgjithshem funksiononte një task force, të përbërë nga ofeicerë të policisë gjyqësore dhe të një shefi që ka qenë Sokol Koçiu. Dua një pyetje të sinqertë ashtu si pyetjet e mia janë të sinqerta. Çfarë marrëdhnie keni pasur dhe nëse ky shefi juaj, ka ndikuar në dhënien e një urdhri të paligjshëm? Kuptohet me shtetasit Frederik Durda dhe Arben Përballa.
Visha: Nëse kjo pyetje që e pretendoni të sinqertë, por po j’ua them që si koleg që kemi qenë bashkë, duhet ta dini mirë se juve nuk ju falet të paktën, që Prokuroria e Përgjithshem nuk funksiononte me task force në atë kohë dhe aq më tepër të ketë qenë Sokol Kociu. Koçiu nuk ka qenë asnjëherë shefi im, as i drejtpërdejtë, as i tërthortë në punën që kam bërë në Prokurori. Por po j’au jap përgjigjen për kohën që kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore. Nuk kam marrë asnjëherë urdhër nga Sokol Koçiu dhe s’ka pasur Sokol Koçiu punë të më urdhërojë mua si oficer i policisë gjyqësore.
Hoxha: A ju ka shkuar në mendje që të përfshiheni në listat për deputet të PS apo ndonjë tjetër parti? E fundit, Visha ju jeni penalist i shquar. Në mbrojtje të klientit tuaj niseni se keni besim në pafajësinë e tij gjithmonë, apo edhe se këtshtu ju kërkohet?
Visha: Duke ju pasur nga anët e mia, rrini i qetë nuk kam ndërmend të konkurroj për asnjë parti politike dhe aq më tepër as pëballë dhe as në krah tuaj. Këtë j’au siguroj. Arsyeja pse unë jam këtu është pikërisht për t’ju shprehur juve bindjen dhe dëshirën që të mbetem në gjyqësor. Është një mundësi që ju jepet, nëse ma ofroni ju premtoj që s’ju zhgënjej. Nëse s’ma ofroni s’do më ngelet hatri me ansjë prej jush, aq më tepër me asnjërën forcë. Dëshira ime është që të mbetem në gjyqësor. Nuk kam dëshirë të përdor institucionin, as si maternitet që prodhonë lidjen time politike, as si një foltore në të cilën unë të kultivoj zhvillimin tim politik. Për pyetjen e parë, ju thatë që keni sulmuar, në gojën time me përmbajtjen e fjalëve të mia parlamentin, një gjë e tillë s’ka ndodhur zoti Hoxha.
Paloka: Ju keni qenë mbrojtës i Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes së kësaj mazhorance në çështjen Gërdeci. Pyeja ime është e njëjtë me atë që sapo bëtë, por duke iu përshtatur këtij rasti. Në këtë rats ju bëtë detyrën tuaj si avokat duke mbrojtur një klientin tuaj, a keni qenë i bindur edhe personalisht në pafajësinë e klientit tuaj?
Visha: I kam bërë të dyja. Pra kam bërë detyrën time si avokat në mbrojtje të klientit tim, pra më ka besuar mbrojtjen, dhe e kam realizuar atë si e kam dashur dhe mundur, dhe njëkohësisht kam besuar dhe vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij.
Strazimiri: Nuk e di sa i ndiqni punimet e këtij komisioni, unë jam I detyruar t’ju shpjegoj që në këtë tavolinë ne ndahemi me kolegët na ndan pikërisht qëndrimet që mbajmë për mënyrën sesi është hetuar dhe gjykuar çështja e gërdecit. Ana këtej e tavolinës ka qëndrimin që keni edhe ju, ndërkohë që pala tjetër përballë, në raste shumë të shpeshta, dhe me emocione shumë të larta, ku thekson se krijimi i gërdecit, ne vramë 26 persona, dhe se sistemi që krijoi Saliu është i degjeneruar, pasi nuk u ndëshkua askush. Të gjithë firmëtarët e propozimit tuaj anë këta që janë këtu përballë me këtë gjykim të gërdecit. Unë dua të di se si përfunduat ju në krye të kësaj liste që dhe ju keni qënë i akuzuar si mbrojtës i të pandehurit më të fajësuar të këtij sistemi. Si ka mundësi që kjo ka ndodhur?
Fino: Kolegu bëri mirë që e bëri këtë pyetje, por pyetja e tij nuk të bëjë me individin, po ka të bëjë me ne që e kemi formosur. Kështu që nëse ai do një përgjigje, duhet t’ja japim ne atë, dhe jo individi këtu.
Tahiri: Unë dua të bëj një pyetje i nxitur më shumë edhe na pyetjet e fundit të kolegëve, zoti Visha unë jam firmëtar i kandidimit tuaj si anëtar i KLD, dhe se mua kjo firmë nuk më pengon personalisht për asnjë çast për konsideratën time ndaj proçesit gjyqësor ndaj fatmir mediut dhe proçesit gjyqësor në përgjithësi të zhvilluar për çështjen e Gërdecit.
Hoxha: Lëri komentet dhe bëj pyetjen tënde, s’po bën njeri komente ndaj veprimtarisë së zotit Visa më duket.
Rusmaili: Zoti Tahiri të gjithë bënë nga një hyrje në pyetjet e tyre, por nuk komentuan politikisht asgjë, ndaj përqëndrohuni në thelbin e çështjes për të cilën ju kërkoni të merrni një përgjigjre.
Tahiri: Dhe ti ke dhënë dorëheqjen
Alibeaj: Ti mbylle tani se ishe votë kundra. Unë do jap votën time. Ti vazhdo të luash me celularin. Të jesh i sëmurë nga mentë nuk do të thotë se mund të mos bëhesh deputet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'