Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH! Prezantojnë platformat

Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH! Prezantojnë platformat

Komisioni i Medias

Në Komisionin e Medias, sot u zhvillua seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionin Shqiptar, pas shkarkimit nga Kuvendi të këshillit që ishte në detyrë pak kohësh.

Sot prezantuan platformën e tyre 23 kandidatë, ndërsa 309 të tjerë do të dëgjohen nesër. 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të kenë mundësi ta paraqesin programin e tyre online.

Mes emrash të pranishëm në dëgjesë ishin personalitet nga bota e artit, juristë, teknikë ekonomistë etj. Disa prej tyre janë edhe persona me karrierë të gjatë në RTSH, si Edmond Zhulali, Alfons Zenelaj, Bardhyl Sejdarasi, Ermal Mulosmani, apo edhe vajza e skulptorit Odhise Paskali.

Theksin, kandidatët e vunë tek nevoja për një frymë të re nga RTSH, digjitalizimi, pavarësia politike por edhe nevoja për sa më shumë programe në dobi të publikut.

Një prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Agim Bajko tha se “periudha 20-vjeçare në median e shkruar e elektronike janë një bagazh mjaft i çmuar për këtë post për të cilin kandidoj”.

Ndërsa kandidati tjetër Alfons Zeneli u shpreh se “kontributi im në këtë këshill do të jetë efikas për shkak të eksperiencës së gjatë që kam në RTSH duke pasur parasysh gjithë ato kanalet, labirintet sesi funksionojnë punët në televizion”.

Duke folur për arsyet e kandidimit për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së,  Alket Braho theksoi se “besoj se i përmbush kriteret në aspektin formal, por nuk është se kjo arsyeja domethënëse”. “Besoj se me formimin tim profesional mund të jap kontributin tim të rëndësishëm për transmetuesin publik në Shqipëri. RTSH ka pasur dhe duhet të ketë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe edukimin e qytetarëve dhe promovimin e traditave tona të kulturës dhe identitetit kombëtar”, u shpreh ai.

Kandidati Arben Derhemi tha se “disa prej pikave kryesore që mendoj se duhet të ndryshojnë në RTSH janë pika që kanë të bëjnë me artin kulturën  filmin në përgjithësi, prodhimin nga ana e një të televizioni të tillë, që duhet të japë llogari për një publik të tërë dhe paanësinë politike, profesionale të atij televizioni. Një pikë tjetër është zhvillimi i atij televizioni nga ana e cilësisë së programeve, të cilët edukojnë një popull të tërë dhe një rini të tërë, të cilën duhet ta kemi shumë parasysh se është një televizion që në fund të fundit jep llogari para një publiku të tërë, ndaj quhet RTSH”.

Anila Varfaj, një tjetër kandidate për anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH-së tha se “RTSH ka disa mangësi, pasi politika editoriale deri diku ka qenë jo gjithëpërfshirëse. Një ndër gjërat do theksoja nevoja për të qenë spektri i humorit, digjitalizimi dhe së treti doja të ndaloja tek një aspekt i pakundërshtueshëm që është orkestra e RTSH, e cila mund të bëjë që ky institucion të njihet jo vetëm institucionalisht, por edhe ndërkombëtarisht”.

Seanca dëgjimore me kandidatët e tjerë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillohet ditën e nesërme.

Lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH
2. Alfons Zenelaj 
3. Alket Braho 
4. Anila Varfaj 
5. Anna Kove 
7. Arben Lami 
8. Arben Muça 
9. Arian Syknej 
10. Arjan Çuliqi 
11. Artan Maku 
12. Artan Reçi 
13. Artur Zonja 
14. Bardhyl Sejdarasi 
15. Besnik Bisha 
16. Belioza Çoku 
17. Blerti Delija 
18. Bujar Kapexhiu 
19. Durim Neziri 
20. Drita Avdyli 
22. Elton Kadisi 
23. Enio Civici 
24. Erjona Kakeli 
25. Erion Prendi 
26. Ermal Mulosmani 
27. Fatjon Hoxhalli 
28. Floriana Paskali 
29. Gaspër Marku 
30. Genc Tomço 
31. Harilla Koçi 
32. Henri Muça 
33. Hilda Gorica 
34. Hysni Gurra 
35. Irena Myzeqari 
36. Jonid Jorgji 
37. Kastriot Çaushi 
38. Kristo Thoma 
39. Kristaq Pilo 
40. Kleart Duraj 
41. Klaudio Pulaha 
42. Laureta Roshi 
44. Malvin Kaçaj 
45. Melsi Qirici 
46. Merita Fanku 
47. Olimpjon Shurdi 
48. Olsi Abazi 
49. Osman Mula 
50. Pano Xhixho 
51. Petrit Beci 
52. Rafaela Marteta 
53. Raimond Cimbi 
56. Rita Gjeka Kacarosi 
57. Rita Xheka Kacarosi 
59. Rozeta Feri 
60. Saimir Bakalli 
61. Silvja Gjepali 
62. Sokol Gjoshi 
63. Thanas Goga
64. Valbona Lasku 
65. Xhelil Aliu 
66. Ylljet Aliçka 
67. Zamir Kokonozi 
68. Zylyftar Bregu

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë