TIRANË -Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, vijoi procedurat për plotësimin e vendeve vakante në AMA dhe KDRTSH.
Nënkryetari i komisionit, Alfred Peza bëri me dije se kryesia e komisionit u mblodh sot dhe vendosi të propozojë futjen në kalendarin e punës, vijimin e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe plotësimin me anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Pas hedhjes në votë, ky propozim u miratua.
Më tej, Peza deklaroi se mazhoranca do t'i drejtohet me një letër zyrtare opozitës, për ta ftuar që të bëhet pjesë e këtij komisioni për t'i dhënë fund ngërçit në AMA si dhe në RTSH.
Nënkryetari i Komisionit theksoi situatën problematike që ekziston në këto dy institucione, ku Radio-Televizioni Shqiptar, punon me një Këshill Drejtues i cili ka 3 vjet pa mandat, ndërsa vetë Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së ka dhënë dorëheqjen prej gati 1 viti. Sipas Pezës, e njëjta situatë vijon të jetë edhe në AMA, ku duhen zgjedhur 3 anëtarë dhe Kreu i AMA.
"Këto institucione janë në emergjencë, sepse duhen plotësuar me vendet, jemi në kohët limit. Kemi përsëritur thirrje për opozitën që ta tejkalojmë këtë ngërç. RTSH-ja punon me një Këshill Drejtues që ka 3 vjet pa mandat, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH ka 1vit që ka dhënë dorëheqjen. AMA po ashtu është jofunksionale dhe në një ngërç total", u shpreh Peza, teksa nënvizoi se opozitës do t'i jepet dy ditë kohë për t'u njohur me letrën.
Sipas mazhorancës, nëse opozita vijon të mos marrë pjesë në Komision për të zgjidhur ngërçin, atëherë mazhoranca do të jetë e detyruar të marrë masa, ndoshta edhe duke ndryshuar ligjin./ATSh/
/Shqiptarja.com