Në intervistën e dhënë për Report Tv, deputeti Myslim Murrizi, ka folur edhe për Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty, ku është edhe anëtar.
Z. Murrizi kërkoi që në këtë komision të thirren për të dhënë detaje personalitete të rëndësishme të periudhës 1998-1999 si ish-Kryeministri Pandeli Majko, ish-zv. Kryeministri Ilir Meta dhe ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi dhe të tjerë.
"Së pari Kuvendi është i vonuar në një rezolutë në mbështetje 5të kluftës së drejtës të UÇK dhe popullit të Kosovës nga raprezaljet e ushtrisë serbe Do të doja të kishte bërë një rezolutë të tillë shumë kohë më parë. Ky është një Komision i Posaçëm, për t'i dhënë mundësi hartimit të një rezolute për mbështetjen e popullit të Kosovës, dhe udhëheqësve të saj lufte që sot janë në Hagë.
Unë kërkova që, nisur nga shndërrimi në një betejë formale politike mes klasës politike shqiptare të luftës së Kosovës,. nëse ka kureshtje nga kjo mazhoranca të thirren dhe të pyeten në këtë komision aktorët dhe faktorët e atyre viteve si Majko, Meta, Klosi dhe individë të tjerë, për të hedhur dritë tek e drejta se çka ndodhur në Shqipëri në ato vite. Pjesa tjetër e tjerrjes në media se çfarë ka bërë Lulzim Basha apo emra të tjerë është një farsë politike. E shoh shterpësi politike. Dhe me të drejtë një deputet i Kosovës tha që e përkthyer në gjuhën tonë popullore i bie 'mirë që kali ngordhi por spo na lënë as mizat rehat'", ka nënvizuar Murrizi.
Sipas tij akuzat ndaj Bashës kjo është një pretekst që bëhet shpesh nga politika sa herë janë në boshllëk.
"Raporti i Dick Marty mesa e kam parë është një tullumbace e madhe që flet për thagma, e denjë për Hollywood. Imagjino ju Shqipërinë e vitit 1998 që nuk kishte as paracetamol në spital dhe jo më të bënte transplante organesh",
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 25 prillit/ Myslim Murrizi në Report Tv: Kandidoj në 4 qarqe, po diskutojmë koalicionin me Topallin dhe Patozin (VIDEO)
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dha ushqime e përfitime ekonomike në këmbim të votës në zgjedhjet e 2021, përgjimet 'fundosën' sekserin! SPAK e kalon për gjykim
11 Janar, 10:16
-
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
2 Dhjetor 2023, 11:25
-
'E kam mik e i detyrohem!' Shefi i Krimeve Dedan Gjoni kërkoi vota për Myslim Murrizin me aplikacionin Sky Ecc! Report Tv zbardh përgjimet
22 Nëntor 2023, 15:39
-
Shit-blerje votash për deputetin Bledion Nallbati në zgjedhjet e 2021, SPAK dërgon për gjykim dy persona
13 Tetor 2023, 09:39
-
Bashkimi i 43 deputetëve të PD, Myslim Murrizi: Bashkë ishit edhe në 2021 por humbët! Problemi te fryma, jo te shifrat
7 Shtator 2023, 19:53
-
14 maji, Murrizi në Report Tv: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re
29 Maj 2023, 17:38
-
Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale
15 Mars 2023, 22:22
-
Në zgjedhje pa PD? Murrizi: Dyshoj se janë të sinkronizuar, veç plan B kanë! Logu: Marrëveshja Meta-Berisha e sforcuar! Blushi: Alibeaj të gëzojë koalicionin me Ramën
13 Mars 2023, 22:14
-
'Lufta' në PD/ Sula në Report Tv: ‘Armëpushim’ për '14 majin, pastaj le ta hanë vulën se na çmenden, Berishën do e gjykojë historia! Elezi: PD e ‘dekompozuar’ prej drejtuesve
7 Mars 2023, 17:53
-
Nga Salianji tek Dule, deputetët e opozitës të pranishëm në protestën e thirrur nga Berisha
3 Mars 2023, 12:52
-
Murrizi nxjerr listën: Ja sa ishin çmimet e ushqimeve gjatë regjimit komunist
28 Shkurt 2023, 16:56
-
7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO
9 Shkurt 2023, 18:02