Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!

U mblodh sot Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë, ku u kalua nen për nen Buxheti 2025 i miratuar dje në Kuvend pas dy ditëve diskutime maratonë.

Komisioni doli edhe me propozime për shëndetësinë, ku bien në sy ato për rritjen e pagesës për invaliditetin, para dhe tetraplegjikë, sigurimet për kujdestarinë, si dhe trajtimi i grave të sëmura me kancer.

Në Komision nuk munguan as debatet dhe diskutimet, teksa në fund kaloi nen për nen.

U kërkua rritje të pagave për invaliditetin, pagesa dhe sigurime për kujdestarin, sigurim i parukeve dhe protezave të gjoksit për gratë për rikthimin emocional në jetën e përditshme. 

Këto ishin disa nga rekomandimet e komisionit të shëndetësisë për atë të ekonomisë pas miratimit nen për nen të buxhetit 2025.

“Kërkesa që bëri Shoqata e Tetraplegjikëve për rimbursimin e proceseve për koleostomon është e parashikuar në Buxhet, për fëmijët që janë të moshës 0-18 vjeç për rimbursim të sensorëve të diabetit dhe jo vetëm të fishave që tashmë e kemi, në rishikimin që kemi bërë e kemi buxhetuar dhe do ofrojmë edhe një akselerator tjetër, në vitin 2025 është parashikuar edhe ndihmë për trajtimin e atyre që përballen me sëmundje onkologjike”, thanë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë ndër të tjera. 

Deputetët anëtarë kërkuan edhe trajtimin më të mirë të mjekëve të Urgjencës që kanë ngarkesa pune më shumë nga pavionet e tjera, pasi ka diferenca të dukshme.

“Komisioni ra dakord të propozojë dhe rekomandojë te Komisioni për Ekonominë dhe Financat, propozimet nga shoqatat dhe si më poshtë vijon: Të rritet pagesa e paaftësisë (invaliditetit) dhe kujdestarisë për para dhe tetraplegjikët. Të rishikohet legjislacioni, përplasje mes ligjit 8626 me ligjin mbi taksat vendore, pasi ligji në fjalë i përjashton nga taksat, kurse ai i taksave nuk e parashikon këtë kategori, kurse këshillat bashkiakë nuk i referohen Ligjit 8626, por ligjit mbi taksat vendore. Kërkesa e Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë, të bëhet shpërndarja e pagesës së invalidëve nga i njëjti agjent pagues, në të njëjtën kohë pensioni i  invaliditetit dhe pleqërisë, me qëllim lehtësimin e procedurës. Gjithashtu për këtë kategori është parashikuar edhe indeksimi i pagesave për vitin 2025, në vlerën 125 milionë lekë, pra në total duke kaluar një vlerë prej 3 mld lekësh te Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Propozimi nga Shoqata e Grave Kristiane Shqiptare, të bëhet sigurimi i parukeve dhe protezave të gjoksit për të gjitha që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ky shërbim është i rëndësishëm për rikthimin e shpejtë emocional dhe social të pacientëve në jetën e përditshme duke lehtësuar ndikimet e rënda psikologjike që përjetojnë”, u shpreh kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Zheni Gjergji, para se ta kalonte në votim. 

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?