Ndonëse se votoi pro marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës, nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj kritikoi qeverinë se nuk ka negociuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“A nuk ishte detyrim moral, i shtetit shqiptar, teksa i bënte ketë favor Spanjës, t’i kërkonte njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Alibeaj.
Kështu negociohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ne pranojmë këtë pjesë por kemi detyrimin moral të kërkojmë njohjen e Kosovës.
Gjatë diskutimeve në komisionin e sigurisë kombëtare deputetët kërkon informacion nga qeveria nëse marrëveshjet e ekstradimit do shtrihen edhe përtej Spanjës.
”Qeveria shqiptare do të jetë gjithmonë në pozita pritëse? A do të marrë qeveria shqiptare një nismë për ekstradimin me Emiratet Arabe me të cilin kanë dështuar ekstradimet e shumë trafikantëve shqiptar ku kanë gjetur strehim në Dubai?”, u shpreh Çelaj.
”Nuk jemi në pozita pritëse, është bërë kërkesë zyrtare nga Ministria e Drejtësisë për të nisur një negociatë zyrtare më emirate e bashkuara.”
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit, Nasip Naço e cilësoi miratimin e kësaj marrëveshje, një lajm të keq për ata shqiptarë që kryejnë vepra penale në Spanjë, pasi do të ekstradohen në Shqipëri për të vuajtur dënimin.