Komisioni i Venecias 'fshin' mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias 'fshin' mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.

Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, pasi ato nuk janë thelbësore. Komisioni konstaton se stabiliteti ligjor është ruajtur dhe se kuota për listat e hapura nuk sjell vështirësi, pasi ka pak shanse ta ndryshojë sjelljen e votuesve.

Komisioni vëren se ndryshimet e tjera që rekomandon, si fjala vjen e drejta e kryetarit partisë për të kandiduar në 4 qarqe, mund të hiqet pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Përgjigjia është një shuplakë ndaj përpjekjeve të Ilir Metës, i cili shpresoi të përdorë politikisht Komisionin e Venecias për të krijuar një situatë antikushtetuese dhe boshllëk ligjor me legjislacionin për zgjedhjet dhe për ta paraqitur si një humbje të konsesit të palëve rreth këtij ligji.

Përpjekja për ta keqpërdorur nisi me triumfalizmin me të cilin ai dërgoi pyetjet në Komisionin e Venecias dhe aludimet që bënte publikisht për të krijuar idenë se ishte siguruar nga Komisioni i Venecias se do të ishte në anën e tij.

Në të vërtetë Komisioni i Venecias ‘shuplakën’ e parë ja dha një ditë para miratimit Kodit në tetor, kur hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit urgjent të ankesave të Presidentit. Përgjigjet e draftit janë shterruese dhe nuk lënë vend për mëdyshje.

Ajo që është e rëndësishme në këto përgjigje, është se certifikimi nga “Venecia” i këtyre ndryshimeve, heq alibinë e opozitës shqiptare se Kodi është miratuar pa pëlqimin e tyre.

Në marrëveshjen që çoi tek ndryshimet e 5 qershorit, kur është rënë dakord për procesin e dialogut, është thënë që nëse palët nuk merren vesh, Komisioni i Venecias apo ODIHR, mund të vendosë për këtë çështje.

Pas Presidentit, edhe diplomatët kryesorë në Tiranë, thanë që duhet ta dëgjojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Tani që drafti i Komisionit është i qartë dhe certifikon ndryshimet si në përputhje me standardet ndërkombëtare, atëherë jemi para një konsensusi ligjor për Kodin e zgjedhjeve, i cili nuk është e thënë të jetë doemos konsesus politik.

Palët politike mund të kërkojnë dhe çmenduria në ligj, por certifikimi prej Komisionit të Venecias si në përputhje me frymën kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare, është një konsensus ligjor për Kodin.

Ndaj Ilir Meta mund të gëzohet se bllokon negociatat duke mos ngritur Gjykatën Kushtetuese që e ka në dorë, por sa i përket Kodit Zgjedhor, e ka humbur betejën me duart e tij. Një betejë ku qeverisë nuk ju desh të hidhte “asnjë pushkë” për të fituar. Sa të ketë Ilir Metën e ka këtë fat.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oni: 02/12/2020 23:51

    Si mund te mungonte analiza e vendimeve te Komisionit te Venecias e kryer nga nje fshatar Tepelene grua qir si Mero gelbaza.Ah ci je bere barre ketij vendi ti dhe plehrat e tjere te medias o Mero shkerdhata qe ta q... gruan Zeni.Ah mor maskarenj majtas e djathtas qe keni ndertuar jeten dhe te ardhmen e familjeve tuaja te ndyra duke ndihmuar dhe ju bere fresk atyre qe kane vjedhur vendin tim , nga Sala , Fatosi, Edi , Luli , Mona ,Likja.Ishallah ju del shpirti nga b...... mor plehra sherbetore pushtetesh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë