Komisioni për të Vërtetën dhe
Pajtimin, Thaçi: Do të jetë i pavaru

Komisioni për të Vërtetën dhe<br />Pajtimin, Thaçi: Do të jetë i pavaru
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçci, ka zhvilluar takimin e dytë konsultativ, për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, ku kanë marrë pjesë anëtarë të shoqërisë civile të Kosovës dhe mediat.

Shoqëria civile dhe mediat do të kenë rol thelbësor në këtë komision, prandaj është e rëndësishme që ju të jeni pjesë e projektit që nga fillimi, së pari duke kontribuar me idetë tuaja e pastaj edhe me angazhimin tuaj të drejtpërdrejtë”, është shprehur Thaçi.

Ai tha se qëllimi kryesorë i këtij komisioni do të jetë e vërteta, duke shtuar se Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë nëse do të mbetet peng i të kaluarës.

“Puna e komisionit mund vetëm të ndihmojë drejtësinë. Pranimi i së vërtetës është thelbësor edhe për drejtësinë. Pra, nuk bëhet fjalë për shlyerjen e krimit. Dhe as nuk do të lejohet që dikush të fshihet pas padijes, gënjeshtrës, heshtjes apo fshehjes së krimit”, deklaroi Thaçi.

Sipas Thaçit ky komision do të jetë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm mes komuniteteve në Kosovë, po nuk do të jetë një zëvendësim për dialogun Kosovë Serbi në Bruksel.

Ai gjithashtu shtoi se ky komision do të ishte i pavarur dhe nuk do të ndikohej nga interesat politike, por do të shërbente për të treguar të vërtetën e viktimave të të gjitha palëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë