Komisioni për Ekonominë e Financat takim online, miratohen dy projekt-ligjet, Xhelilaj: Synohet mbështetja financiare e BE-së

Komisioni për Ekonominë e Financat takim online, miratohen dy projekt-ligjet, Xhelilaj: Synohet mbështetja financiare e BE-së

Foto nga mbledhja online

TIRANË- Komisioni për Ekonominë dhe Financat në drejtimin e kryetares, Milva Ekonomi është realizuar virtualisht, përmes platformës virtuale Cisco Webex, ku janë shqyrtuar dhe miratuar dy projekt-iligjet.

U shqyrtuan dhe miratuan në mbledhjen e sotme projektligjet: “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike” dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2018”.

Deputetja Senida Mesi, si relatore e projektligjit të parë, theksoi se vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparime në fushën e barazisë gjinore, e që prej vitit 2016 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për nxitjen dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të biznesit, të drejtuara nga gratë, sidomos në drejtim të rritjes së numrit, kapaciteteve drejtuese dhe aksesit në financë të këtyre sipërmarrjeve.

Në shifrat e relatuara, Mesi sqaroi se në fushën e barazisë gjinore ka 28 programe buxhetore në PBA 2018-2020, 33 programe buxhetore në PBA 2019-2021 dhe 36 programe në 2020-2022.

Rritja e aksesit të grave në pasuri, vendosja e rregullave të barabarta të lojës për rritjen e mundësive për gratë në tregun e punës dhe forcimi i rregullave institucionale për një politikbërje më pranë barazisë gjinore u listuan si synimet e projektligjit në fjalë.

Në projektligjin e dytë relatoi deputeti Rolant Xhelilaj, ku sipas tij, marrëveshja synonte sigurimin e mbështetjes financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II), për realizimin e Programit të Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë për alokimet e vitit 2018.

 Ai sqaroi se prioritetet e programit shtriheshin në këto fusha: mbrojtja e mjedisit, promovimi i politikave të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve; inkurajimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore e natyrore dhe investimi në rini, arsim dhe aftësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës