Komisioni për raportin e Dick Marty, Stojku: Faktet që do mbledhim mund t'i çojmë në Hagë! Dosja përfundon në mars, të dhënat vetëm për territorin shqiptar

Sot Kuvendi votoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në, pjesë e të cilit është edhe deputeti Edmond Stojku.

I ftuar në studion e Report Tv, Stojku tha se ajo se çfarë do të bëjë ky komision i përbërë nga 9 persona është mbledhja e fakteve dhe jo hetimi duke shtuar se çdo proces është mbyllur, por do të bëhet vetëm një dosier.

"Është një nismë e mazhorancës për të gjithë të thënat e Dick Marty. Një komision i tillë është ngritur dhe në Kosovë. Ka dhënë opsionet e veta dhe përgjigjia jonë në këtë rast është përsëri politike. Është marrë raporti dhe mbi atë raport është ndërtuar një kauzë. Nuk është komision që do të ndjekë ngjarjet por ato se çfarë kanë ndodhur. Historia e Dick Marty që është mbyllur si proces gjykimi dhe ne do të mbledhim këtë dokumentacion dhe do të bëjmë një raport përmbledhës.

Ky komision nuk është komision hetimi në kuptimin e hetimit penal ose civil. Është përlamentar, fakt mbledhës për të krijuar atë ide për të cilën është krijuar ky komision. Hetimet janë bërë vendimet janë marrë gjërat kanë ndodhur janë gjykuar dhe është mbylur si proces. Ne do bëjmë vetëm një dosier.

Do grumbullojmë dhe kontrollojmë faktet e mbledhura në këtë report. Ne sdo hetojmë askënd sdo marrim në pyetje askënd, as individë as grupe individësh. Ne jemi një komision parlamentar që do të shkojmë në institucione shqiptare për ngjarje që janë gjykuar dhe do mbledhim dosje që kanë përfunduar", tha ai.

Ky komision do të përfundojë në mars dhe mbledhja e fakteve do të zgjasë rreth 3 muaj. Këto fakte të mbledhura dhe të kontrolluara nga komisioni, Stojku tha se nëse do të jetë e nevojshme të do dorëzohen edhe në Gjykatën Speciale në Hagë.

"Rreth 3-muaj kohë do ketë komisioni, por ende skemi një program mbi ecurinë e procesit. Në mometnin që do marrim këtë program do japim info më të detajuara. Këto fakte të mbledhura do vijnë në parlamentin shqiptar. Kudo ku kjo nevojitet, qoftë dhe në gjykatën e Hagës, kudo ku kjo do nevojitet do të shkojnë faktet. Kjo është një punë që është bërë njëherë ne vetëm do ti mbledhim dhe do ti grumbullojmë. Komisioni do jetë vetëm për territorin shqiptar, për të thënë se Shqipëria s'ka shërbyer si vend torturash dhe burgje për UÇK", shtoi Stojku.

Sa i përket hetimit të rolit të kreut demokrat Lulzim Basha, Stojku mbështeti mendimin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla i cili tha se nuk do të hetohet.

"Atë që thotë Balla dhe unë mendoj se ai thotë të vërtetën. Ne nuk mblidhemi dhe sjemi krijuar për të hetuar askënd individualisht prandaj është një komision fakt mbledhës", tha mes të tjerash deputeti Stojku.

Emrat që do të përfaqësojnë mazhorancën dhe opozitën në këtë komisio, nga shumica janë deputetët Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita do të marrin pjesë në Komision Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe deputetja e pavarur Elena.

Komisioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe ti prezantojë Kuvendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t'i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ballkanas: 04/12/2020 01:29

    Bukur Bukur Po si kur Hashimi me shoke te dalin fajtore dhe te denohen atehere dhe parlamenti shqiptar si dhe Qeveria e Kosoves qe paguan avokatet mbrojtes duhen denuar si pjestare ne krime dhe keto denime skane te bejne me Luften e UCK por me kriminelat me pozite ne te dyja anet e kufirit

    Përgjigju
  • Perlat: 03/12/2020 20:18

    Sa i zgjuar ky Stojku. Jo hetim por mbledhje faktesh. Po sikur thane qe faktet e pretenduara nga Marti nuk ekzistojne?! Cfare faktesh do mbledhin??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja