TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH/-Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjit "Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë".
Në Komisioni për Sigurinë Kombëtare ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Relatori i këtij projektligji, deputeti Xhemal Qefalia, prezantoi para kolegëve edhe ndryshimet në draftin e paraqitur pas konsultimeve me përfaqësuesit e Ministrisë që janë reflektuar edhe variantin përfundimtar të projektligjit.
Më tej, komisioni vijoi me miratimin nen për nen dhe më pas në tërësi të projektligjit "Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë"./i.v//a.ke/











