Komisioni për ‘Territorialen’, PS-PD bëhen bashkë: Plani i punës të shtyhet deri më 30 shtator

Zvarritja e nisjes së punës për Reformën Territoriale, për shkak edhe të krizës së brendshme në Partinë Demokratike, ka bërë që anëtarët e Komisionit të kërkojnë më shumë kohë për hartën e re administrative. PS e PD u bënë bashkë në Komision për të kërkuar shtyrjen e afatit të punimeve, nga 10 gushti kur edhe afati përfundonte në 30 shtator.

'Sot bëmë një punë të mirë përtej debateve, sepse po bëhet nxehja, por e rëndësishme është që të konkludojmë me dy vendimet dhe duke ju falënderuar për pjesëmarrjen aktive, të biem dakord për letrën drejtuar Kuvendit për shtyrjen e afatit dhe letrën drejtuar Byrosë për kërkesat shtesë për ekspertët', tha Anila Denaj, bashkëkryetare për Reformën.

Sipas planit të punës, muaji qershor dhe korrik, do t’i dedikohet i tëri dëgjesave, ndërsa një projekt-hartë të re, do ta hartojnë vetëm pasi të kenë përfunduar pushimet.

Ndonëse të dyja palët duken në një linjë sa i takon nevojës për një hartë të re territoriale, kur vjen fjala te propozimet konkrete janë thellësisht të ndara. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive, ndërsa për demokratët 61 bashkitë kanë larguar ndjeshëm shërbimet nga qytetarët.

Plani i punës

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi