Komisioni për ekonominë dhe financën/ Ahmetaj: Të krijohen standarte të reja

Komisioni për ekonominë dhe financën/ Ahmetaj: Të krijohen standarte të reja

U mblodh sot komisioni për ekonominë dhe financën në kuadër të raportimit vjetor të Autoritetit të Konkurencës për vitin 2018.

Gjatë raportimit u vu theksi në vjeljen e gjobave për vitin 2018, gjë të cilën Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, njëhkohësisht edhe deputet i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj deklaroi se autoriteti duhet të mbrojë konsumatorin dhe konkurencën e lirë.

"Besoj se puna e autoritetit të konkurencës duhet të ngrihet në një nivel të ri duke u fokusuar në fenomene që krijojnë standarte të reja. Thelbi nuk është gjoba, por konkurenca e lirë dhe e ndershme. Në të gjithë përpjekjet që bën qeveria dhe kuvendi për të përcaktuar direktivat janë përafruar në shumë fusha. Unë mendoj se autoriteti duhet të ketë iniciativë që mbrojnë konsumatorin dhe konkurencën e lirë. Duhet të fokusoheni në tregun e transportit ajror.

Ky transport ka dominim të operatorëve. Unë do t'i kërkoja autoriteit të bënin një gjë të vlefshme për tregun e lirë. Si ka mundësi që cmimi i biletës është më i shtrenjë për segmente të ngjashme me ato të vendeve të huaja. Ju iu referuat gjobave, po gjobat janë vetëm një element. Dëmi moral është shumë i rëndëishëm. Aspekti i biletave për shkak të një tregu i cili nuk është plotësisht i lirë, dëmi për një konsumator mund të shkojë deri në 200 milion euro", u shpreh Ahmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 19/03/2019 15:05

    Ky njeri eshte anormal apo ben vet ? Po ke qene mender ministri me kryesor dhe i me i pa afte i qeverise Rama .Kur pyet Autoritetin e konkurences per cmimet e biletave te Rinasit e ke trurin ne rregull ? Ti je kryesilori qe duhet te pergjigjet per ate barre te madhe financiare qe paguajne shqiptaret ne aeroportin e vetemcmonopol te Shqiperise .Ti dhe Gjiknuri duhet te jeni objekt per SPAKUn

    Përgjigju
  • lexues: 19/03/2019 12:37

    ky ishte deshtim total kur ishte minister...pse duhet te degjojme kete???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat