TIRANE- Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e djeshme dy persona të shpallur në kërkim për akuzën “Krijim të skemave mashtruese”, në tregtinë e çimentos dhe transportit. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Erion Berberi, 37 vjeç, banues në Tiranë edhe Arjan Seferi, 32 vjeç banues në Korçë. Arrestimi i tyrë është bërë pas zbulimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në më datë 13 gusht të këtij viti, ku tre persona u vunë në pranga. Mësohet se në pranga është vënë Foto Kapurani, Dhimitri Metellari, si dhe Vangjush Çerepi, për të cilin është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, vazhdojnë ende të shpallur në kërkim shtetasit me inicialet J. Z., 23 vjeç, banues në Korçë dhe S. B., 31 vjeç, banues në Tiranë. Të gjithë personat e sipërpërmendur akuzohen për veprën penale “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas policisë, këta shtetas kanë shmangur detyrimet tatimore në aktivitetet që ata drejtonin, në fushën e transportit dhe të çimentos.
Mashtrimi
Foto Kapurani dhe Dhimitri Metellari nëpërmjet katër kompanive fiktive tregtonin çimento të cilën nuk e deklaronin si aktivitet në organet tatimore. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Korçës, përgjatë viteve 2011-2014 kompanitë e administruara nga Kapurani dhe të afërmit e tij kanë shmangur 170 milion lekë të reja ose 1.5 milionë dollarë detyrime në organet tatimore. Nga hetimet, ka rezultuar se shtetasi Foto Kapurani, administrator i disa kompanive të betonit, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, familjarë të tij, kanë krijuar disa subjekte tregtare në QKR për të kryer shitje fiktive tek njëri-tjetri. Deri tani janë identifikuar katër kompani, të cilat në periudhën 2011-2014 u janë shmangur detyrimeve tatimore në vlerë totale mbi 170 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë për kompanitë “Kapurani Vjara”, “Kapurani Trans”, “Beçi Company” dhe “Four Beton”, të cilat kanë patur aktivitet në tregtimin e çimentos.
Por këtë tregti e kanë kryer në mënyrë të pa deklaruar dhe më pas kompanitë janë shitur fiktivisht ose aktiviteti i tyre është pezulluar. Të katër këto kompani, sipas prokurorisë, kanë funksionuar me të vetmin qëllim shmangien e detyrimeve tatimore TVSH dhe megjithse referuar deklarimeve dhe dokumentacionit tatimor, duhet të kishin mall gjëndje, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ato nuk kanë, pasi e kanë shitur në treg të zi. Për të justifikuar këtë fakt, kanë kryer një sërë transaksionesh fiktive me njëra-tjetrën. Gjithashtu rezulton se këto kompani pasi ngarkoheshin me borxhe në vlera të konsiderueshme, kryenin pezullimin e tyre ose shiteshin fiktivisht tek persona të tjerë. Prokuroria thotë se administratori real i këtyre shoqërive është shtetasi Foto Kapurani.
Dëmi
Nëpërmjet katër kompanive fiktive tregtonin çimento të cilën nuk e deklaronin si aktivitet në organet tatimore. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria, përgjatë viteve 2011-2014 kompanitë e administruara nga Kapurani dhe të afërmit e tij kanë shmangur 170 milion lekë tw reja
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 01 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com