Kompania Alba Call, 400
aplikime për punësim në 2 ditë

Kompania Alba Call, 400<br />aplikime për punësim në 2 ditë
Panairi i Punës ka rezultuar histori suksesi për kompaninë Alba Call. Vetëm në dy ditët e para, pranë stendave të saj kanë aplikuar 400 të rinj, ndërkohë që numri i vendeve të lira të shpallura prej saj është 300. Punonjëset e saj thonë se një prej elementëve që e bëjnë kompaninë mjaft të kërkuar është se ofron mundësi punësimi në rreth 20 gjuhë të huaja, ndërkohë që ajo është pjesë e grupit ndërkombëtar Abramo, me më shumë se 1 mijë njësi në disa vende të botës.
 
"Ne jemi mjaft të kënaqur sepse numri i aplikimeve është më i madh. Deri tani kemi rreth 400 aplikime.  Pjesa më e madhe e Call Center është në gjuhë italiane ose angleze, por ne kemi rreth 20 gjuhë të ndryshme," tha Anjela Vasili.
 
Por përse duhet që aplikantët t’i drejtohen Alba Call dhe jo kompanive të tjera Call Center? Besiana Tusha, punonjëse e kompanisë thotë se ajo ofron mundësi unike karriere, formimi profesional, si dhe pagat më të larta në treg.
 
"Jemi ndryshe dhe e themi me krenari që jemi kompania që futi standartet europiane në tregun shqiptar. Jemi ndryshe sepse ofrojmë dhe respektojmë kushtet e punës që përcakton ligji. Kemi ambientet më komode krahasuar me kompanitë e tjera. Jemi ndryshe sepse u japim mundësi personave për t'u rritur në karrierë dhe sepse ofrojmë pagat më të larta. Të bëhesh pjesë e Alba Call do të thotë të bëhesh pjesë e një skuadre të madhe, profesioniste, slogani i së cilës është: forca jonë është se jemi ndryshe."
shpjegoi ajo.
 
Alba Call operon në Shqipëri që prej vitit 2009, numëron 2 mijë të punësuar dhe bashkëpunon me kompani shumëkombëshe lider në fushën e telekomunikacioneve, të transportit ajror dhe të mediave.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe