Kompania për pjesët e makinave filial në Fier/ Rama: Kemi hyrë në epokë të re

Sot në Fier nisi ndërtimin një kompani jugkoreane, e cila do të investojë 13 milionë Euro dhe punësojë mbi 1000 vetë. Kompania Yura Corporation do të prodhojë pjesë për makina, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se ka sjellë cilësinë e investimeve të huaja në një nivel tjetër.

Nga epoka e rritjes së bazuar te boom-i i ndërtimeve kaotike dhe remitancat, sot kemi hyrë në një epokë të re, pa asnjë diskutim dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze, Çelim Siparin, shpresoj, të një faze ku të tjera kompani ne tregun e automobilave do të shfaqen, duke zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan, apo në Librazhd me disa filiale modeste, por sidoqoftë goxha premtuese dhe tani këtë gur të rëndësishëm siç është “Yura”, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.” tha ai.

Ndërkohë që pasdite, kryeministri ishte në një fermë blegtorale, që e cilësoi shembull zhvillimi në Shqipëri, pasi falë mbështetjes nga grantet e qeverisë, sipas tij është shumëfishuar kapaciteti e prodhues, duke arritur sot deri në 6.5 tonë qumësht në ditë.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë në këtë fermë dhe u shpreh se ky është modeli që duhet ndjekur nga fermerët në të gjithë vendin. “Ne do bëjmë çmos që t’ju mbështesim se nuk është problemi vetëm tek mbështetja e individëve, apo e sipërmarrjeve që krijojnë këtë vlerën e shtuar dhe ciklin e mbyllur, por është tek shembulli, tek modelet që të tjerët të mësojnë që nuk mund të vazhdojë më bujqësia që rri tek kjo copa ime dhe pres nga qielli që të vijë qeveria të m’i bëjë të gjitha.

Duhen shtuar forcat, duke u bashkuar dhe duke ndërtuar një marrëdhënie tjetër. Nuk ka asnjë mundësi tjetër e prandaj ne jemi shumë të prirur të mbështesim këto modele. Ju keni bërë një model ekselent dhe ne ju jemi mirënjohës”, tha Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e AZHBR-së, Frida Krifca dhe nga kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi. “Jemi në një nga fermat blegtorale më të mëdha në Shqipëri. Ka rreth 470 krerë. Kemi ndihmuar nëpërmjet skemës kombëtare me ndërtimin e stallës së tretë që i duhet fermës për shtimin e kapaciteteve”, tha Frida Krifca, drejtoreshë e AZHBR.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • remato: 12/07/2019 19:57

    Per tragetin e piset vlore brindisi qe the do ta zhdukim ne pallat sportit nuk e mbajte fjalen Edi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar