Kompania që importoi makinat e mbushura me 3.4 mln euro u krijua një muaj e gjysmë më parë/ Detajet
Transportimi nga Gjermania dhe futja e shumës astronomike të 3.4 mln eurove në mënyrë ilegale në Shqipëri, është një plan i mirëdetajuar që shtrihet në kohë
Alfred Vladi
Transportimi nga Gjermania dhe futja e shumës astronomike të 3.4 mln eurove në mënyrë ilegale në Shqipëri, është një plan i mirëdetajuar që shtrihet në kohë. Megjithëse policia shqiptare ka arritur të zbulojë gjashtë personat që kanë qenë veglat e këtij skenari, pothuajse nuk dihet asnjë gjë se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj shume.
Skenari për sjelljen në Shqipëri të shumës financiare ka nisur të marrë jetë, kur në Tiranë, një muaj e gjysëm më parë, në datën 7 maj 2018 është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania “Tirana Rental Car”, me pronarë Alfred Vladi dhe Flamur Vladi. Qëllimi i kësaj kompanie ishte të lëshonte automjete me qira, dhe për të zgjeruar punën dhe aktivitetin e tyre, Alfred Vladi, ka porositur blerjen e disa makinave “Toyota Auris” në Gjermani.
Sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, duke se në këtë “skemë tregtie”, ku qëllimi ishte sjellja me në mënyrë ilegale 3.4 milion euro nga Gjermania në Shqipëri, ishte përfshirë dhe kushëriri i Alfred Vladit, Elvis Vladi, i cili zotëron një servis dhe lavazh në Tiranë.
Dyshohet se pikërisht në këtë servis ishte planifikuar që të dorëzoheshin 7 automjetet “Toyota Auris”, të cilat do merreshin dorëzimin nga kompania “Tirana Rental Car” që zotërohet nga Alfred Vladi tashmë i shpallur në kërkim policor. Parkimi i servisit dhe lavazhit do të shërbente me sa duket për vend parkim, por njëherësh dyshohet se në dy automjetet ku ishte fshehur shuma prej 3.4 milion euro, do çmontoheshin në servis, për të nxjerrë nga trupi i makinës shumën e madhe të euro.
Faksimile e dokumentit të QKB që tregon datën 7 maj 2018 si ditën që u krijua kompania e Alfred Vladit
Në këtë skemë të mirëorganizuar, është impenjuar dhe një tregtar makinash, që quhet Alban Mollaymeri, i cili është kontraktuar nga Alfred Vladi për t’i blerë në Gjermani 7 makina “Toyota Auris”.
Në pranga:
• Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Janë shpallur në kërkim
• Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• Elvis Vladi 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Detaje/ Si u pastruan 11 mln euro të krimit përmes ‘Green View Marketing’, i çuan në Kanada! Kompania u krijua nga roja e plazhit! Në sitë 38 shoqëri të huaja, me aktivitet kazino e baste online
20 Dhjetor, 14:29
-
Pranga të riut për pastrim parash në Elbasan, i sekuestrohet 136 mijë euro pasuri! Në Itali pjesë e një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni (EMRI + VIDEO)
4 Dhjetor, 09:22
-
Operacioni kundër kriptovalutave, gjykata lë në burg kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha dhe 11 të arrestuar, 6 'detyrim me paraqitje' 2 'arrest shtëpie'
21 Nëntor, 10:56
-
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar (DOSJE)
18 Nëntor, 17:12
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor, 09:52
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator, 16:53
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
'Ndërhyri në dosjen e 'Toyota Yaris dhe në hetimin pasuror të Suel Çelës!' Ja pse u arrestua kryeprokurori i Vlorës! Aurel Zarka me 4 llogari Sky Ecc
30 Korrik, 11:30
-
Tiranë/ Sekuestrohen 50 mln euro pasuri të Kristian Boçit si dhe 6 të tjerëve të lidhur me ta! Zbulohet skema e pastrimit të parave
28 Qershor, 08:42
-
200 mijë € në llogarinë e shqiptarit! Kush është i huaji misterioz i hetuar në Angli për pastrim parash
5 Qershor, 13:02
-
Sekuestrohen 510 mijë € llogari të biznesit italian të avionëve! Skemë pastrimi parash
3 Qershor, 17:00
po c biznes do hapnin kta mo qe as emrin e tyre nuk dine te shkruajn po thuaj ti kapin ti shtrengojne qe te tregojne kush I mesoi. Kta vetem per emrein duhen
PërgjigjuCa faji kan keta ce kan kamjoni :: ato ndoshta se kan ditur cakan pas makinat mbreda
Përgjigjuvetem kur tmarrin denimin filloijn e flasin kta
Përgjigju