Kompania shqiptare padit Maqedoninë e Veriut në arbitrazh për 110 milionë dollarë
Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni
Një kompani shqiptare ka paditur Maqedoninë e Veriut në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Uashington duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim.
Bëhet fjalë për Amadeus Group që zotërohet nga biznesmeni Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni. Themeli i konfliktit është ndërtimi i një hoteli dhe një qendre tregtare në qendër të Shkupit.
Sipas padisë mësohet se projekti ka ngecur dhe kompania për këtë bën përgjegjëse qeverinë e Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh, shkruan Oligarkia.al.
Në vitin 2014, qeveria e Shkupit nisi një program agresiv për rindërtimin e kryeqytetit me ndërtesa të stilit klasik barok për të vënë në pah historinë e vendit.
Sipas të dhënave, programi kushtoi të paktën 650 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që edhe kompani private u orientuan të ndërtonin sipas këtij stili.
Në atë vit, kompania shqiptare Amadeus Group bleu një truall në qendër të Shkupit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes një marrëveshje, ku merrte përsipër ndërtimin e një hoteli 16 metër të lartë të stilit barok, por me sa duket palët nuk arritën ta realizonin projektin për shkak të mosmarrëveshjeve.
Në Shqipëri Amadeus Group zotëron ndërtesën e famshme Amadeus Palace, në vendin e quajtur mbikalimi i Rinasit. Për këtë ndërtesë, e cila qëndron prej vitesh jo funksionale ka patur disa tentative për ta kthyer në hotel dhe kazino. Por deri më tani aty nuk ka ende asnjë aktivitet.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
64.2%
-
Negativisht
28.3%
-
Nuk kam mendim
7.4%
Vota total: 1088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedoni e Veriut/ Artan Grubi në arrati, pushteti e opozita vazhdojnë përplasjet në Maqedoninë e Veriut
29 Dhjetor, 14:34
-
Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit
28 Dhjetor, 17:50
-
Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta
28 Dhjetor, 15:34
-
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët
27 Dhjetor, 15:42
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor, 22:48
-
Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër
23 Dhjetor, 18:19
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor, 10:11
-
Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot
19 Dhjetor, 11:32
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor, 17:39