SHBA - E inspiruar nga rekordi botëror i Felix Baumgartner i hedhjes së lirë, një kompani amerikane planifikon të dërgojë turistë në hapsirë për të admiruar pamjen e Tokës.
Kompania World View, ka zbuluar planin e saj për të lëshuar një balonë për xhiro në stratofserë, me brenda klientë të cilët do të paguajnë 75 mijë dollarë për një biletë.
Udhëtimi në hapsirë do të zgjasë 2 orë dhe lartësia maksimale në të cilën do të udhëtojë është rreth 30 kilometra nga Toka.
Presidendja Jane Poynter tha se kompania e saj pret të fillojë testimin e fluturimeve këtë vit dhe planifikon të nisë shitjen e biletave 75 mijë dollarëshe për person, brenda pak muajsh. Ndërkohë fluturimet komerciale do të fillojnë në vitin 2016.
Megjithatë, kompanisë nga Arizona do t’i duhet miratimi i Administratës Federale të Aviacionit para se të nisë fluturimet.
Balonës do t’i duhen 90 minuta për t’u ngjitur në lartësinë 30 kilometra nga toka, 2 orë fluturim në stratosferë dhe 40 minuta për t’u rikthyer në Tokë.
Në kapsulë do të ketë vend për 8 persona të cilët do të kenë mjaftueshëm hapsirë për të ecur në të, madje edhe për të marrë një pijë në barin brenda kapsulës.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptaja.com)
/Shqiptarja.com