Kompanitë e sigurimeve rrisin pagesat për aksidentet, 1 mld lekë vetëm në 2018

Kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm pagesat për aksidentet. Gjatë vitit 2018 kompanitë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë në një vit. Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se në muajt e parë të 2019, janë paguar rreth 200 milion lekë.

“Çdo tre muaj bëjmë inspektime në çdo shoqëri për të parë ecurinë e pagesave dhe ndonjë zvarritje që mund të bëhet nga shoqëritë e sigurimit. Edhe për tremujorin e parë shifra e paguar ishte rreth 200 milion lekë të reja nga gjithë tregu i sigurimeve. Edhe kompanitë e kanë kuptuar që kjo është një përgjegjësi e tyre, pagesa e dëmeve rrit edhe besimin në treg”, u shpreh Koçi.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se do të rritet vëmendja për mbrojtjen e konsumatorëve.  Së  shpejti AMF do të kalojë online të gjithë procesin e  shlyerjes së dëmeve ndaj klientëve, ku gjithkush mund të kontrollojë se në ç'fazë është çështja e tij.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja