Janë 157 pronarë, pronat e patundshme të të cilëve janë zënë nga objekte pa leje, të cilët përfitojnë 1,3 miulionë euro. Njoftimin e ka bërë dje Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), e cila ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 157 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Për 157 kërkesate mësipërme ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Këta persona përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për to është në vlerën 167.540.967,75 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

(Listën e plotë e gjeni në Shqiptarja.com/Print)