TIRANE - Pensionistët dhe invalidët për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike do ti dorëzojnë doumentat vetëm një herë. Instituti i Sugurimeve Shoqërore thotë se asnjë i moshuar që aktualisht po merr kompensimin nuk do të dorëzojë dokumentat për herë të dytë. “Një dokument mund të ndryshojë, vetëm në rast se fëmija i pensionistit fillon punë. Në këtë rast pensionsitët duhet të paraqiten pranë zyrave të ISSH-s dhe të deklarojnë që një nga fëmijët e tij mund të ketë filluar punë dhe kompesimi ndërpritet.
Nëse nuk deklarohet dhe ky fakt vërtetohet më pas nga inspektorët e ISSH, hiqet kompensimi” ,- thonë për gazetën burime pranë Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Me udhëzimin e ri të Ministrisë së Mirqenies Sociale, të Ministrisë së Energjisë dhe të Ministrisë së Financave pensionsitët dhe invalidët nuk duhet të dorëzojnë vërtetimin e nga zyrat e punës që nuk kanë fëmijët në punë.
/Shqiptarja.com