Shpikja më e fundit e teknologjisë ka bërë të mundur që një kompjuter të lexojë mendimet tuaja.

Eksperimenti është bërë nga John Chuang në Universitetin e Barkley.

Ai ka zhvilluar një sistem për të lexuar fjalëkalimin në mendjen e një përdoruesi të kompjuterit.

John ka përdorur një pajisje që kushton rreth 100 dollarë dhe quhet NeuroSky.

Gjithashtu ky eksperiment përfshin edhe leximin e retinës apo shenjave të gishtërinjve.

Kjo pajisje është e lidhur me kompjuterin me anë të bluetooth dhe në këtë mënyrë arrin të deshifrojë valët e trurit.

Gjatë eksperimentimit për këtë pajisje, disa njerëz u provuan për të kryer veprime të tilla si, duke kënduar një këngë për të kuptuar nëse aplikacioni identifikon saktë veprimet. Nga këto prova aplikacioni kishte një normë gabimi nën 1 %.

Kohët e fundit, Paypal dhe Lenovo publikuan një projekt të quajtur Fido, i cili do të bëjë të mundur leximin e fjalëkalimeve nëpërmjet njohjes së fytyrës dhe zërit.

(v.gj/shqiptarja.com)