Në prag të marrjes nga Shqipëria të statusit të Shtetit kandidat për në Bashkimin Evropian, Brukseli e ka përqëndruar vëmendjen gjithnjë e më tepër, më intensivisht te zhvillimet aktuale dhe ato të mundshme në një të ardhme të afërt në vendin tonë. Mirëpo, edhe tani plot qytetarë shqiptarë shprehen ende skeptikë për akordimin e këtij statusi. Shprehen kështu, duke marrë parasysh hendekun që është vënë re deri tani në vendin e tyre midis dëshirave të mira për zhvillim të shpejtë dhe zbatimeve të mangëta që frenojnë ritmet e një zhvillimi të tillë.
Ky skepticizëm e ka shoqëruar perceptimin e tyre, sidomos gjatë ballafaqimit me sistemin gjyqësor, duke ndikuar për zbritjen e besueshmërisë në këtë sistem deri te kuotat më të ulëta. Dhe kjo pa dyshim që është e shpjegueshme, përderisa edhe brenda vendit, por edhe jashtë tij, përkatësisht në rradhët e 28 shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, opinioni më zotërues shprehet në mënyrë lakonike me një fjali të vetme: “Korrupsioni në gjyqësor mbetet një problem serioz”.
Në përgjigje të një opinioni të tillë, kur prej vitesh në Shqipëri ende nuk kanë nisur të zhvillohen disa procese gjyqësore për të ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë të skandaleve të jashtëzakonshme (ngjarjet e Gërdecit, të 21 Janarit etj), si edhe kur aktualisht mbi skrivanitë e organit të hetimit dhe të akuzës në emër të shtetit po zënë pluhur me qindra e qindra kallëzime penale (vetëm nga Ministria e Mirëqenies Sociale rreth 600 të tilla dhe plot të tjera nga Ministria e Financave, nga Ministria e Brendshme, nga Ministria e Mbrojtjes, nga Ministria e Drejtësisë, nga Ministria e Energjitikës etj.) merr vlera optimale ajo çka artikuloi fillimit të kësaj jave Kryeministri Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë së tij: “...dora e drejtësisë të mos ndalet pas atyre të veshur me kostumin e politikës dhe përballë të korruptuarish të veshur me petkun e drejtësisë”.
Por, vlerat optimale të këtij artikulimi nuk mund të përmblidhen thjesht dhe vetëm te nxitja e rritjes së optimizmit të elektoratit shqiptar, se këtej e tutje çdo gjë do të ndryshojë në këtë drejtim; se mandej të gjithë do të trajtohen të barabartë përpara ligjit; se tani do t’i demonstrohet Evropës që te ne ka edhe fajtorë për fajet e bëra; se po mirëkuptohet plotësisht nënvizimi së fundmi i Bashkimit Evropian që “paanshmëria, transparenca, efiçenca dhe përgjegjshmëria janë elemente qendrore në vlerësimin e kriterit politik për anëtarësimin në BE dhe janë kyçe për të siguruar respektimin e ligjit”. Vlerat e asaj çka shprehu Kryeministri nuk mund të përmblidhen vetëm te fjalët e mira, që kurrë nuk kanë munguar edhe më parë. Domethënë, gjatë qeverisjeve të kaluara, kur premtimet nuk kanë mbetur pa u shoqëruar edhe me nuanca folklorike dhe me gjeste patetike, por që tek e fundit kemi mbetur këtu ku jemi: procese gjyqësore aspak të besueshme, që kanë vënë dhe vënë në dyshim besueshmërinë e mbrojtjes së plotë e të gjithanshme të qytetarëve nga shteti dhe institucionet e tij.
Pra, gjithçka që ka shqiptuar ditëve të fundit Kryeministri aktual dhe anëtarë të kabinetit të tij do të pasoheshin me ca buzëqeshje tronditëse dhe nënqeshje të hidhura të shtetasve tanë, po qe se nuk do të jepeshin shenjat e para të vendosmërisë për ndryshime rrënjësore nga gjendja e deri djeshme. Shenjat e para, jo pak ngazëllyese, që sinkronizohen me axhendën politike të ngjeshur të Kryetarit të Qeverisë dhe anëtarëve të saj jo vetëm në Bruksel, por edhe me homologë të tyre në kryeqytete të tjera, të atyre Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e të cilëve kërkuan në dhjetorin e kaluar të njihen me prova të njëmendëta nga Tirana zyrtare, për ndryshime të shpejta në shkurtimin e rrugës drejt Brukselit.
Një shenjë të parë apo provë të tillë përbën projektligji për ndryshime në ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një projektligj ky, që me miratimin së shpejti, pa dyshim që do ta bënte më efikas ushtrimin e kompetencave të këtij organi kushtetues, duke u prerë një herë e mirë fijet e sistemit korporativ, që e karakterizon praktikisht veprimtarinë e KLD, në raport me atë të të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit. Më së pari, të këtyre anëtarëve në raport me veten, pra për parandalimin e abuzimit me mandatin e tyre për t’u promovuar në gjyqësor, por edhe për transferimet e padrejta të gjyqtarëve, shmangien e konfliktit të interesave etj.
Historia dhe praktika kanë treguar në çdo shtet, se ndërhyrjet në legjislacion shpesh herë bëhen, kur shfaqe/t/n një apo disa shpërdorime të caktuara, përmes majisjes së të cilëve zgjohet ndjenja publike. Dhe, me ndërhyrjen e legjislatorit pritet që t’u jepet fund disa fakteve të përcaktuara qartë, që kanë shkaktuar ndryshimet e nevojshme. Në këtë kuptim, edhe anëtarët e rinj të KLD, që do të zgjidhen në kushte më premtuese, me shumë gjasa do të jenë në gjendje gjatë ushtrimit të mandatit të tyre që të promovojnë tashmë jo veten, por gjyqtarët e kualifikuar, ndërkohë që mund të marrin masat më të ashpra, pra deri në pushimin nga detyra të atyre gjyqtarëve, të cilët gjatë kryerjes së funksionit të tyre, siç ka ndodhur jo rrallë deri tani, “luten” sipas asaj legjendës së vjetër: “Qoftë vullneti im, që drejtësia ime u bëftë sipas mëshirës dhe sipas interesit tim”. Në fund të fundit, gjyqtari dhe veçanërisht ai në një vend të së drejtës kontinentale nuk duhet të jetë as hero mëshirëmadh, as përfitues i tejmadh, madje as novator kryemadh; figura e tij është ajo e një shërbyesi civil që ushtron funksion vërtet të rëndësishëm, por jokrijues. Për vlerësimin e tij, ndoshta është e domosdoshme që të forcohet ligjërisht dhe praktikisht gjithashtu roli i Inspektimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili prej kohësh është lënë përgjithësisht në hije, kur konstatimet e Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë bëhen më së tepëmi burim i rekomandimeve për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve.
Megjithatë, projektligji i përmendur më lart është vetëm fillimi i një reforme të gjerë, çka nënkupton edhe hartimin dhe miratimin e ligjeve apo dispozitave të tjera për disa organe të sistemit të Drejtësisë, detyrat e të cilave janë të lidhura në mënyra integrale. Në një mënyrë, që nuk të lë të vazhdohet me dyshime për formën e rinovuar të këtyre organeve, që do të ketë vulën e nevojave shoqërore dhe vlerave evropiane, të cilat po dalin në dritë dhe shumë shpejt shpresohet të fitojnë shkëlqim. Në këtë vështrim, Reforma në këtë drejtim nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse nuk prek sidomos ndërhyrjet pozitive në menaxhimin e veprimtarisë së Gjykatës së Lartë, që është kupola e gjyqësorit të juridiksionit të zakonshëm dhe, si e tillë, anëtarët e saj mund të marrin në mbrojtje gjyqtarë të shkallëve më të ulëta, ndaj të cilëve KLD ka vendosur masa të ndryshme disiplinore. Por, çka është më e rëndësishme për përmirësimin e aktivitetit të kësaj Gjykate ka të bëjë me shqyrtimin brenda disa afateve të caktuara të malit me dosje të administruara atje.
Mund të flitet edhe për kufizimin e imunitetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, apo edhe për publikimin e listës së këtyre të fundit, sipas rangut. Sikurse edhe për vlerësimin e kryerjes së detyrës së tyre përgjatë viteve 2005 – 2006 dhe në vijim. Por ndërmarrja e këtyre masa kërkohet të merret në konsideratë ndoshta në hartimin e strategjisë së re për periudhën 2014 – 2020. Aktualisht, Bashkimi Evropian inkurajon Shqipërinë të miratojë ndryshimet përkatëse në legjislacion penal dhe atë civil, për çka ka nisur punën një komision i gjerë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Veçse, propozimet dhe projektet e prodhuara nga ky komision do të ishin më të arrira dhe më të frytshme po qe se do të diskutoheshin me një rreth më të gjerë profesionistësh të ligjit, si studiues të së drejtës, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë etj. Dhe, pa dyshim, nëse ato propozime apo një pjesë e tyre do t’i nënshtroheshin konsultimeve me Komisionin e Venecies.
Pa u zgjatur edhe me çështje të tjera, që meritojnë vëmendje të veçantë, gjithnjë e më shumë bëhet e qartë që reforma në Drejtësi vetëm sa ka filluar dhe nuk mund të ndalet te amendimet për organizimin e KLD. Ajo është shumë komplekse, prandaj spektri i shqyrtimeve dhe ndryshimeve ligjore e administrative në kuadër të saj duket i gjerë. Dhe, një spektër i tillë sigurisht që nuk mbulohet brenda një viti, por kërkon kohën e vet dhe kjo e fundit imponon përkushtimin e të gjithë ekspertëve dhe zyrtarëve të fushës, për të arritur deri te paraqitja brenda kësaj Legjislature në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjeve përkatëse. Sidoqoftë, një fillim i mbarë shton energjitë për vijimësi përherë e më të plotë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com