Komplikacionet post-COVID, 34 pacientë në sanatorium! Mjeku Tanka: Shumica e pacientëve në gjendje kritike

Në jo pak raste, sëmundja e Covid i ka lënë pacientët me pasoja të rënda. Vetëm në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, janë 34 pacientë, të cilët po luftojnë me vdekjen, pas komplikacioneve që u ka lënë virusi. Arben Tanka mjek pneumolog  në këtë spital thotë se pacientët kanë dëmtime të rënda strukturore të mushkërive.

“Përgjithësisht pacientët të cilët e kalojnë Covid në formë të  rëndë lënë goxha dëmtime të pjesës strukturore të mushkurisë, pra përgjithësisht japin fibroza dhe këta pacientë që kanë fibroza të shprehura. Janë persona që janë në një gjendje relativisht të rëndë, por ka dhe persona në gradë të mesme dhe të lehtë, por një pjesë e tyre janë në gjendje të rënduar. Duke bërë një historik të situatës nga fillimi i Janarit deri tani, përgjithësisht ka qenë një numër i ekuilibruar duke filluar 20 pacientë në ditët e para të Janarit, tani kemi 34, por pak a shumë 30 pacientë ka qenë shifra mesatare e të shtruarve.”- u shpreh Arben Tanka.

Të shtruarit i përkasin grupmoshave të ndryshme, por predominojnë ata mbi 60 vjeç dhe të pavaksinuar

“Kryesisht është një mesatare moshe tek 60 vjeç, por gjen pacientë dhe më të vegjël se 50 vjeçar, po fasha e pacientëve është mbi 60 vjeç. Edhe pjesa e post Covidit që reflekton rastet e rënda që kanë qenë shtruar atje ose në shtëpi reflekton të njëjtin raport me vaksinimin dhe pavaksinimin. Mbi 90 % e personave që janë të shtruar në hapësirën tonë post Covid janë të pavaksinuar.”- tha mjeku.

Një pjesë e pacientëve të shtruar në spitalin “Shefqet Ndoqi” kanë marrë trajtim në Spitalet COVID kundër virusit, por ka dhe raste të tjera që janë trajtuar në kushte shtëpie me oksigjeno-terapi.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb