Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut. Të shpresoje të hyje në shtëpinë tënde me një mikeshë pa të parë komshiu, ishte ëndërr e çmendur. Pavarësisht se kush trokiste në derën tënde, nëna, motra, vëllai, një mysafir, një mik, më nuhatës se një qen, më i shpejtë se një lepur, i pari që hapte derën, nuk ishe ti por komshiu përballë me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave, a duke mbërthyer rripin e mesit. I tmerruar nga përfytyrimi se komshiu mund të bënte të njëjtën gjë, ti nuk hyje kurrë në apartamentin e komshiut. Kujdes i tepërt. Komshiu gjithmonë e gjente një mënyrë për të hyrë në shtëpinë tënde. Ngaqë komshiu s'kishte asgjë për të fituar, asgjë për të humbur, asgjë për të ndarë, gruaja e komshiut s'kishta asnjë arsye për të mos mbetur vazhdimisht shtatzanë. Kur ndodhte që numri i kalamajve të komshiut kalonte masën kritike dhe shtatzënia e rradhës konsiderohej e tepërt, andej nga muaji i gjashtë a i shtatë i shtatzënisë, komshiu gjente një xherahe për t'ja nxjerrë gruas fetusin me çengela hekuri mes ulurimash.
E vetmja manovër për ta paksuar disi kuriozitetin e sëmurë të komshiut, ishte të hiqeshe sikur s'kuptoje, të bëje rolin e budallait. Çmenduria e vetshpallur e zbaviste. Megjithatë përmbahej. I frigej ndonjë të keqeje të paparashikueshme që mund t'i vinte nga sjellja e çuditshme e dikujt që edhe pse i çmendur s'është, i çmendur preferon të hiqet. Në kushtet e pamundësisë absolute për të jetuar më mirë, për të pasur më tepër, për të ngrënë, për tu veshur e mbathur, kur i mungonin të dhënat e sigurta, imagjinata e komshiut më e papërmbajtur se e Ajnshtajnit kombinohej me aftësinë e tij rrëfyese më të fuqishme se të Tolstoit. Komshiu kishte dëshirë të papërmbajtur të kishte një Kanoçe. E dije që për Kanoçe komshiu nuk të spiunonte. Megjithatë nuk guxoje t'ja bëje. Të pengonin ndërlikimet që mund të vinin nga paqëndrueshmëria e komshiut.
Të kishe komshi një mediokër që kishte lexuar vetëm "Shvejkun" dhe "Tre Shokët" dhe të shurdhonte me dromca për të vjellë nga ato dy libra, ishte një mënxyrë që nuk rrëfehet dot. Gjysmaku e hidhte aq përpjetë sikur nuk ishit njësoj komshinj të dy, por vetëm ti komshiu i tij. Vështirë t'i bëje ballë zellit të komshiut për të bërë të ditur hollësira nga jetët e të tjerëve. Të bëje sikur për jetët e të tjerëve nuk ishe i interesuar, për komshiun ishte krejt e pabesueshme, dhe fillonte dyshonte, niste thurte meselera inekzistente për ty. Të tregoje interesim ndaj thashethemeve të komshiut, por të hiqeshe sikur nuk kuptoje, mund të ndodhte që ta besonte për një çast, dhe përjetoje një moment çlodhje. Por pas pak komshiu vinte në vete. Çfarë do ndodhte më pas nuk mund ta gjente dot asnjë parashikim fallxhoreje.
Për të krijuar një farë sigurie që komshiu të mos të spiunonte, mund të gjeje ndonjë mënyrë që ta vinte pak dorën në zemër, të ishte pakëz i mëshirshëm. Përderisa vetë komshiu ishte spiun, nuk mund të mos ishin spiunë dhe gjithë të tjerët. Prekej disi nga ky afrimitet, derisa vinte në vete dhe niste përsëri të të spiunonte. Të kishe durim ta dëgjoje, komshiu të spjegonte fije për pe nga stërgjyshi i tij tek e ardhmja e ndritur kur nën udhëheqjen e partisë revolucioni proletar botëror do triumfonte, klasat do zhdukeshin, e të tjera e të tjera. Ta kundërshtoje sadopak komshiun për të tilla, ishte një nga mënyrat për t'i thënë burgut hapu. Komshiu, ky fatalitet i mënxyrshëm prej të cilit nuk shpëtoje dot asnjë çast, bërtiste; Jam punëtor, jam proletar, bota më përket. Kishte të drejtë komshiu. Ai të cilit bota dhe jeta nuk i përkisnin, ishte komshiu i komshiut.
Shkrim i arrire dhe shume i vertete. Me kujtohen komshite e mi qe sa i bija deres sime per tu hapur, ne çast para meje e hapte komshia. Shikonte e verente (s'kishe se ça te shikonte, se po ato fytyra do te shifte sikur edhe 100 vjet ta bente ate pune)... Ka qene politika e qenit enver per ti mbajtur njerezit e ndershem ne merzitje e tension... Per te mos qene kurre te qete e ne pune te vet. E mbushi vendin me lloj lloj halesh rrudhaxhinj gjoja sigurimsa, qe s'benin gje tjeter, po veçse vrisnin mendjen si e si t'ja nxinin jeten te gjithe te tjereve, ku te mundnin e sa te mundnin... Ne vend qe ti harxhonin energjite e djersen per ndertimin E VERTETE te Socializmit, benin plane e sajime per rrenimin e shkaterrimin e popullit... Se ky ishte plani i kobeshtarit, derrit te ndyre enver, qe as i plaste per Socializem (se ai ne fakt ishte i pari dhe kryesori qe e urrente Socializmin e Komunizmin), po donte vetem bythen e tij qe te sundonte sa me gjate e me ç'do çmim... Dhe shkaterrimin e Komunizmit, vepra dhe puna e tij djallezore vazhdon edhe sot ne nje forme tjeter. Njerezit e identifikojne dhe barazojne enverizmin me Socializmin dhe Komunizmin e Shenjte dhe kur vjen puna per te keqijat dhe tmerret nuk thone enveri po Komunizmi dhe ç'eshte me e bukura, kur ndonjehere disa duan te permendin te mirat me nostalgji nuk thone Komunizmi na i pruri te mirat po thone enveri???!!!!...
Përgjigjuo "yp xhixhi", shkruan e shkruan per ate kohe dhe vetem te zeza shikon,a thua se tani kemi gjetur parajsen,tani qe flasim shoqeria dhe cdo gje sa vjen e me mbrapa bejne, pas 50 vitesh mbase do jete me ndryshe dhe mund te "shajme" sa te duam ate kohe por tani per tani kjo gje jep efekt te kundert pasi cdo krahasim akoma calon.
PërgjigjuA ka njeri qe ja kendon ketij kalemxhiu te marre kangen tone, aq te amel dhe njerzore...Lumi une ke kam kojshi...
Përgjigju