Komuna në Venezuelë edhe pse e vogël dhe e largët mund të na shtyjë të mendojmë ndryshe

Komuna në Venezuelë edhe pse e vogël dhe e largët mund të na shtyjë të mendojmë ndryshe

Demokracitë në të gjithë globin janë prekur nga të paktën shtatë plagë. Parti të gërryera pa vizion. Qytetarë që nuk besojnë më njëri-tjetrin. Mendimi ndryshe përjashtohet. Votuesit humbin interesin. Politikanët rezultojnë pa dallim  të korruptuar. Të pasurit lehetësohen  nga pagimi i taksave.  Eshte thelluar bindja se  demokracia jonë moderne prodhon pabarazi.

Nuk e di sa nga ju kanë ndëgjuar për Torres një  komunë në Venezuelën perëndimore me një popullsi më pak se dyqind mijë banonë, dhe një elitë e vogël kishte drejtuar  për qindra vjet deri në vitin 2004. Ishte një mjedis pa gjasa për  revolucion.

Megjithatë në Torres mund të gjenden përgjigje për disa nga pyetjet më urgjente të kohës tonë: Si mund të rivendosim besimin në politikë? Si mund ta frenojmë valën e cinizmit në shoqëri? Si mund ta shpëtojmë demokracinë tonë?

 Historia filloi më 31 tetor 2004 . Dita e zgjedhjeve. Dy kandidatë kundërshtarë garuan për kryetarin e komunës së Venezuelës: Javier Oropeza, një pronar i pasur i tokave i mbështetur nga mediat ,dhe ëalter Cattivelli, i cili mbështetj nga  partia në pushtet e  presidentit Hugo Chavez.

Asnjë nuk ishte zgjidhje . Oropeza ose Cattivelli - në të dyja rastet, politikanët e korruptuar  do të vazhdonin të drejtonin shfaqjen. Asgjë nuk linte të kuptohej se ndryshimi ishte i mundur . Në fakt, ishte një kandidat tjetër, megjithëse nuk përmendej shumë  Julio Chávez  (pa asnjë lidhje me Hugo Chaves ) përkrahësit e të cilit përbëheshin nga një pjesë e vogël studentësh, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të sindikatës. Platforma e tij, e cila mund të përmblidhej në një fjali të vetme, ishte naive për të qeshur. Nëse ai zgjidhej kryetar, Julio do t'ia dorëzonte pushtetin qytetarëve të Torres.

Kundërshtarët e tij nuk u shqetësuan ta merrnin seriozisht. Askush nuk mendoi se ai kishte ndonjë shanc. Atë të dielë Tetori  me vetëm 35.6 përqind të votave në këtë garë me tre kandidate, Julio Chávez u zgjodh  kryetar i Bashkisë së Torres.

Eshtë koha, njoftoi kryetari i ri, “për një demokraci të vërtetë. Koha për takime jashtë zyrave me kafe të vakët, ndriçim fluoreshenc dhe burokracie të  pafund. Koha për tu qeverisur  jo nga nëpunësit publik dhe politikanët e karrierës, por nga qytetarët e Torres. E mbajti fjalën. Rreth pesëmbëdhjetë mijë njerëz japin kontribut në hartimin e politikave të bashkisë dhe buxhetin e saj  dhe takimet  mbahen cdo vit në  560 lokacione në të gjithë bashkinë. Të gjithë janë të mirëpritur të paraqesin propozime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Së bashku, njerëzit e Torres vendosin se si të ndajnë milionat e mbedhura nga taksat.

Brenda dhjetë viteve të zgjedhjes së Julio Chávez, Torres bëri  progresin e nevojshëm i cili pritej për disa dekada. Sic demonstroi  një studim  i Universitetit të Kalifornisë Korrupsioni dhe klientelizmi ishin zvogëluar,  dhe popullsia po merrte pjesë në politikë si kurrë më parë.

Ajo që ndodhi në Torres ishte  një iniciativë e mbeshtetur  mbi një pamje thelbësisht të ndryshme të natyrës njerëzore, e cila nuk i sheh njerëzit si të vetëkënaqur , nuk i konsideron ato  thjesht votues  të zemëruar, që presin të drejtohen ,  por përkundrazi supozon që  një qytetar konstruktiv dhe me ndërgjegje është brenda secilit prej nesh. Demokracia e ofruar në Bashkinë e vogël në Venezuelë ishte një kalim nga cinizmi tek pjesmarrja , nga polarizimi tek besimi, nga përjashtimi tek përfshirja, nga korupsioni tek transparenca , nga interesi personal tek solidariteti, nga përqëndrimi i pushtetit tek ndarja e tij.

Në të vërtetë është cilësuar një nga lëvizjet më të mëdha të shekullit njëzet e një - por ne nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për të. Pasi nuk përben lajm Rrallë herë  angazhimi qytetar në  politikën e përditshme përbëjnë lajm. Pasi një qytetarët e thjeshtë nuk kanë magjinë tërheqse të yjeve të politikës , të cilët shpenzojnë para ,fushata, blejnë opinionistë  për të  zënë cdo ditë televizionet tona duke na ofruar debatin e zhurmëshëm dhe negativ, duke na krijuar cdo ditë e më shumë perceptimin se jemi pa shpresë dhe duhet gjithmonë  të zgjedhim të keqen më të vogël.

Mbase ka ardhur koha që Torres edhe pse e vogël dhe e largët  të na shtyjë të mendojmë ndryshe!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024