TIRANE- Në vitet e pluralizmit dhe të tranzicionit alla shqiptar “kioskës” na i takoi kryet e vendit. Kioskat mbinë si këpurdhat pas shiut në çdo vend e për çdo lloj aktiviteti…kioskë për kafe, kioskë për birrë, kioskë për noter… kioskë mbi trotuar, kioskë mbi barin e lulishteve të pakta… Shpesh mbinin të vogla e si të trembura (mbase e ndjenin se ishin të paligjëshme, apo të përmbysëshme në “tërmetin” më të vogël), por ndonjëherë edhe kokëforta… Por që do të bënim edhe “kioskëzimin” e industrisë minerare nuk ma kishte marrë mendja. Nuk mbeti derë galerie në minierat e kromit pa një pronar të vogël…Dhe pronari herë ishte një i fortë i lagjes apo qytetit, herë një shofer titullari apo një badigard. Kohë e çuditëshme e mënyra të çuditëshme për të bërë një “dorë lek”.
Dhe rezultati tashmë dihet. Galeritë e minierave, duke u shfrytëzuar vetëm për përfitim të shpejtë, jo vetëm u kthyen në varreza për punëtorët e nëntokës, këta skllevër të kohëve moderne, por edhe u dëmtuan në mënyrë të pakthyeshme duke i mbyllur edhe vijimësinë minierave. Asnjë investim serioz, asnjë kujdes për sigurimin teknik dhe kushtet e punës, asnjë vëmëndje për hapjen e perspektivës së vendburimeve… Dhe këto janë logjike sepse “kioska” nuk ka as interesin, as kapacitetin teknik dhe as mundësitë financiare për të bërë diçka serioze e për të hapur perspektivën e kësaj industrie për një shfrytëzimin me efektivitet të pasurive tona nëntokësore. Dhe kromi shqiptar, një nga pasuritë nëntoksore më të mëdha të vendit tonë tashmë është katandisur si mos më keq…!
Të njëjtën gjë ka pësuar edhe bakri, me të cilin dua të merrem pak më konkretisht, pasi në këtë sektor kam punuar shumë vite si inxhinier dhe drejtues. Në vitet e rregjimit komunist industria e bakrit, edhe pse ia nisi thuajse nga zero, arriti të bëhej një industri me cikël të mbyllur, pra shfrytëzohej minerali i bakrit i cili realizonte brenda vendit të gjitha hallkat e përpunimit teknologjik nga nxjerrja në miniera, pasurimi në fabrikat e pasurimit, shkrirja në metalurgjitë e Rubikut e Laçit, rafinimi e deri në produkt përfundimtar, tela dhe kabllo elektrike në Shkodër.
Kjo industri, e përqëndruar kryesisht në zonat veriore, punësonte disa mijëra punonjës dhe arrinte të prodhonte çdo vit mbi 10 mijë ton bakër elektrolitik, disa qindra ton aliazhe të bakrit, disa dhjetra kilogram ar e disa qindra kilogram argjend, mijëra ton tela e kabllo elektrike të të gjitha llojeve e dimensioneve etj. Po sot?… Ka më se 15 vite që kjo industri pothuajse ka heshtur. Pak përpjekje, ose më mirë me thënë aspak, janë bërë për të hapur perspektivën e zhvillimit të këtij sektori edhe pse të dhënat tregojnë se kemi minerale bakri në kondicione të shfrytëzueshme me leverdi për të paktën 20-25 vitet e ardhshme.
Pas mbylljes së industrisë së bakrit në vitin 1998, ky sektor u la pas dore. Në vitin 2001 me anë të një marrëveshje koncensionare të formës “BOT” me firmën turke “BER-ONER” e cila u kthye në ligj nga parlamenti i kohës (konkretisht ligji Nr.8761, datë 02.04.2001), pjesa më e madhe e objekteve të industrisë së bakrit në vendin tonë iu dha kësaj firme.
Edhe pse kjo marrëveshje në letër dukej se synonte ta zhvillonte këtë industri, realizimi i saj në praktikë la shumë për të dëshiruar, aq sa mund të themi se jo vetëm u katandis “kokoshi në një thelë”, por firma turke abuzoi dhe vazhdon të abuzojë duke shfrytëzuar për interesa të ngushta fitimprurëse pjesën më të pasur të vendburimit të Munellës, një nga vendburimet më të rëndësishme të bakrit vendin tonë dhe atë të Lak Roshit (edhe ky një vendburim me përmbajtje të lartë bakri).
Ky shfrytëzim bëhet duke patur tregues të ulët të rikuperimit të bakrit në koncentrat dhe duke flakur në dambë pjesën dërmuese të metaleve të çmuara ar dhe argjend dhe metalin e zinkut, që përmban minerali i nxjerrë nga nëntoka. Duke i marrë lëndës së parë vetëm 30-35% të vlerës së saj dhe duke shitur koncentratin e bakrit në eksport, pa e shtrirë përpunimin e tij në të gjitha nivelet deri në produkt të gatshëm, mendoj se të humburit në këtë rast janë shqiptarët dhe ekonomia e vendit tonë, që humbasin me dhjetra milion euro çdo vit.
Në vitin 2007, së bashku me një grup specialistësh i kemi ngritur qeverisë shqetësimin për shfrytëzimin shumë të keq të vendburimeve të bakrit nga ana e firmës BER-ONER(me nënkontraktor Ber-Alba Sh.A). Prej tyre janë shfrytëzuar dhe vijojnë edhe sot e kësaj dite të shfrytëzohen trupat minerarë më të pasur, me mbi 3-4% bakër. Kjo mënyrë shfrytëzimi gropos pjesën tjetër prej 3-4 milion tonësh mineral me përmbajtje më të ulët të bakrit (por përsëri brenda kondicioneve të shfrytëzueshme), duke rritur së tepërmi shpenzimet për nxjerrjen e saj në të ardhmen.
Nga ana tjetër minerali i nxjerrë nuk trajtohet në pasurim si mineral polimetalor sikundër është, por shfrytëzohet vetëm për përmbajtjen e bakrit. Në përgjigje të shqetësimit tonë qytetar dhe prej specialistësh për keqpërdorimin e kësaj pasurie kombëtare, adresuar kryeministrit Berisha, jo vetëm nuk u bë asgjë për të bllokuar shpërdorimin, por edhe u thërritëm në prokurori, ku na kërkuan spjegime dhe dokumentat zyrtare për problemet që trajtoheshin në letër?!…
Edhe një detaj tjetër: Në vijim të krijimit të lehtësirave shtesë në interes të firmës koncensionare (edhe pse vetë marrëveshja që në fillimet e saj ishte jashtëzakonisht favorizuese për firmën në fjalë), pas një kërkese të firmës, në vitin 2005 me anë të një VKM uzina e bakrit në Rubik u hoq nga lista e objekteve strategjike duke krijuar hapsirën për t’a hequr fare nga marrëveshja (sikundër edhe ndodhi pak më vonë), duke mos u kujtuar që koncensionari duhej të jepte sqarime dhe të vihej para përgjegjësisë për mosplotësimin në shkallë të gjërë të detyrimeve dhe moszbatim të marrëveshjes së kthyer në ligj(Pse ky tolerim ndaj koncensionarit në dem të interesave kombëtare ?!…).
Më pas ky objekt në fund të vitit 2012, përsëri me anë të një kontrate koncensionare të formës “ROT” i kaloi për 35 vitet e ardhëshme shoqërisë “AMG GROUP ALBANIA“ sh.p.k. me objektivin për t’a kthyer në një uzinë për prodhimin e ferrokromit me karbon?!…, në një kohë që ka mbi 5 vite që qëndron e papunë uzina e ferrokromit në Burrel. Gjatë kësaj periudhe firma në fjalë nuk ka kryer asnjë investim por vetëm ka përvetësuar të gjithë metalet e vlefshme si plumb, bakër, hekur të mbetura në uzinë dhe i ka shitur si skrap (gjë që është pasqyruar edhe nga emisioni “Fiks-Fare”) dhe… historitë e koncensioneve në industrinë minerare dhe përpunuese nuk kanë fund.
Natyrisht që të gjithë firmat private kërkojnë të realizojnë fitime sa më të mëdha në aktivitetet që zhvillojnë, por kjo që ka ndodhur me industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të pasurive nëntokësore e ka emrin grabitje në mes të ditës dhe normalisht që personat përgjegjës duhet të vihen para përgjegjësisë. Industritë minerare, qoftë ajo e kromit apo e bakrit etj., nuk mund të parcelizohen e “kioskëzohen” siç është bërë deri tani.
Ato janë një e tërë dhe si të tilla duhen trajtuar, në mënyrë që këto pasuri kombëtare të shfrytëzohen me efikasitet, me cikël të plotë, duke maksimalizuar vlerën e tyre me punë nga punëtorët tanë dhe të mos shpërdorohen e t’u mbyllet perspektiva, pasi kemi të bëjmë me pasuri të parinovueshme. Por këtë mund t’a bëjnë të mundur vetëm qeveri serioze që afrojnë investitorë, të cilët krahas realizimit të fitimit, synojnë t’ia hapin dhe jo t’ia mbyllin perspektivën kësaj industrie siç kanë bërë deri më sot firmat “kioska”.
Duke besuar në seriozitetin e qeverisë së re, unë shpresoj se do të rishikohen pa vonesë dhe me vëmëndje të gjitha këto marrëveshje e koncensione shkatërrimtare dhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm ligjorë dhe administrativë që këto pasuri të mos shpërdorohen më tej, por të shfryëzohen me efektivitet të plotë në interes të vendit.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com