Tiranë, 29 Shtator / ATSH / - 9 ansamble nga Maqedonia, Kosova, Berati, Vlora, Fieri, Korça, Shkodra, Lezha si dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Populore, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kanë dhene në kolonadën përballë stadiumit "Qemal Stafa" një koncert me vallë folklorike.
Pasi kanë përshkruar një paradë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ansamblet i janë drejtuar ambjentit të kolonadës, ku ishin ekspozuar në formën e një panairi mjaft punime artizanale e tradicionale të vendit.
E ftuar që të përshëndeste aktivitetin, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pasi ka përshëndetur gjithë ansamblet pjesmarrëse, u shpreh se "atmosfera që ju po shikoni, nuk është thjesht apo vetëm atmosfera që tregon festimin ndaj Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, apo edhe nismës së ministrisë të quajtur "Trego Kulturën Tënde, por ajo është gjithashtu edhe një prelud i cili i paraprin Festivalit Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, i cili do të zhvilollohet në prill të vitit 2015".
"Edhe në këtë ambjent", deklaroi ministrja duke iu referuar kolonadës, "do të zhvillohen përsëri aktivitete, të cilat do ta gjallërojnë atë".
/k.m//a.ke/
/Shqiptarja.com