Alban Skënderaj ka zbuluar se ai do të organizojë edhe një tjetër koncert në qytetin e Gjakovës, pasi i pari i planifikuar për sot është shitur plotësisht.

Ditë më parë Albani zbuloi se koncerti i tij i planifikuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës ishte shitur shumë shpejt dhe ai paralajmëroi se po bën plane për të caktuar edhe një datë tjetër.

Dje, ai ka konfirmuar organizimin e koncertit të dytë solistik, “Tingujt e Ditarit Tim”, që do të vijë një ditë më pas, 18 shkurt (e mërkurë).


alban skenderaj


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)