Një tjetër këngëtare që do të dhurojë performancë në sheshin Skënderbej këtë të enjte është Fifi. Këtë bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili më parë ka treguar se në koncertin e 28 korrikut do të jetë edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Nuk ka munguar edhe komenti epik i Nard Ndokës, i cili pyet Ramën nëse do e marrë Lulzim Bashën për të kënduar himnin. Kujtojmë se Lulzim Basha sa herë që përfundonin protestat që organizonte vetë këndonte himnin kombëtar, veprim që mesa duket i është fiksuar mirë Nard Ndokës që e përdor sot si batutë.

Koncerti i 28 korrikut do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.

“Fifi do të jetë në shesh. Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkroi Rama në Instagram.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Postimi në Instagram
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
FOTOLAJM/ Batuta e Nard Ndokës për Ramën: Do e marrësh Lulin të këndojë himnin në koncert?

Teksa Rama po zbulon cdo ditë artistët që do të jenë pjesë e koncertit që mbahet më 28 korrik në sheshin Skënderbej, nuk ka munguar komenti epic nga Nard Ndoka. Në postimin e fundit ku tregon se do të jetë Fifi e ftuar, Nard Ndoka e pyet nëse do marrë Lulzim Bashën për të kënduar himnin kombëtar.

Kujtojmë se Lulzim Basha sa herë që përfundonin protestat që organizonte vetë këndonte himnin kombëtar, veprim që mesa duket i është fiksuar mirë Nard Ndokës që e përdor si batutë.

Komenti në Facebook