Më shumë se 500 performues nga të gjithë trevat e Shqipërisë, nën tingujt e folkut shqiptar, e jo vetëm, do të jenë pjesë e koncertit që Bashkia e Tiranës ka organizuar për hapjen e sheshit ‘’Skënderbej’’.
Kjo është vetëm pak nga surpriza që Pali Kuke, regjisor i koncertit na zbulon në mes të provave intensive, që kanë nisur prej 3 muajsh. Nën ethet e përgatitjes, Kuke shtoi se koncerti do të mbetet në kujtesën e vendit.
“Po punojmë për një koncert të madh ku do të përfshihen të gjitha perlat e folkut që nga veriu deri në jug. Perlat që kanë hyrë në fondin arteve të polifonisë do t’i ndijim e prekim. Ndoshta do kalojnë qindra vite dhe kjo do të jetë e arkivuar”, tha Kuke.
Po çfarë do të ndodhë pas koncertit me skenën e montuar në sheshin ‘’Skënderbej”? Kuke na zbulon diçka më shumë.
“Në këtë skenë që nuk do të lëvizë nga vendi do të vijë orkestra e madhe Simfonike e RTSH që do të luajë muzikën e filmave shqiptarë”, u shpreh Kuke.
Sheshi Skënderbej do të shërbejë si hapësirë pedonale e shtruar me pllaka guri të marra nga 34 treva të ndryshme. Ceremonia e përurimit bëhet me 10 qershor, ora 19:30.
[gallery]22615[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO