Siç janë gurët dhe pemët që i kanë dhënë një tjetër pamje sheshit “Skënderbej”, mozaik do të jetë edhe lista e grupeve që do të performojnë në koncertin që do zhvillohet nesër në orën 19:30.
 
Një kompozim tingujsh e notash të muzikës tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare do të jetë mbrëmja e nesërme në Tiranën që u përket të gjithëve.
 
Kryeqyteti për disa orë do të festojë në tingujt e këngëve dhe valleve të grupeve të ndryshme, që nga Kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e deri te Ansambli i Rugovës.
 
“Fragment nga Eposi i Kreshnikëve”, “Himni Kombëtar”, “Valle e Tiranës”, “Valle e Ansamblit Folklorik të Rugovës”, “Këngë arbëreshe”, “Orkestrale e Mirditës”, do të jenë vetëm disa nga performancat  që do të ngjiten në skenën e instaluar në sheshin “Skënderbej” me rastin e inaugurimit të tij.

koncert

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com