Koncesionarët e naftës, do
të hetohen përfitimet e tyre

Koncesionarët e naftës, do<br />të hetohen përfitimet e tyre
TIRANE- Ende dhe sot, prej më shumë se 15 vitesh, dy kompanitë kryesore të huaja, të cilat kanë marrëveshje koncesionare me shtetin shqiptar për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës, nuk paguajnë tatim-fitim. Kjo ka nxitur reagimin e radhës nga ana e deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, gjatë prezantimit të masave fiskale, të propozuara për vitin e ardhshëm.

Kreu i Komisionit Erjon Braçe pyeti drejtoreshën e Tatimeve: “Si menaxhohet kontrolli te koncesionarët e naftës? Ka ndonjë shpjegim se si ka mundësi që për 15 vjet rresht këta nuk paguajnë tatimfitim, ndërkohë që po harxhojnë pasuritë kombëtare dhe nuk derdhin asgjë në arkën e shtetit?” Nga ana e saj, Brisida Shehaj nxorri në pah një pengesë ligjore, që shmang kontrollin e faturave taitmore të koncesionarëve nga Tatimet. Ajo u shpreh se “faturat tatimore nuk i kontrollojmë ne, por i kontrollon AKBN-ja. Nuk na lejohet nga ligji i hidrokarbureve t’i kontrollojmë. Kemi përplasje.”

Por, drejtoresha e administratës tatimore tha se koncesionarët mashtrojnë konsumatorin, duke shitur naftën e prodhimit vendas me hollues. “E marrin naftën dhe nuk e eksportojnë; e çojnë në Durrës, i hedhin dhe hollues. Besoj se ju e dini më mirë se unë si e bëjnë…”

Kurse shefja e Doganave Elisa Spiropali tha se, përveç koncesionarëve në fushën e naftës, edhe pikat e karburanteve shmangin pagesën e taksave, për shkak se nuk kanë të vendosur kalimmatësit, që evidentojnë saktë sasinë e xhiros që kryhet. “Unë kam nxjerrë një urdhër dhe u kam lënë afat të vendoset kalimmatësi deri në fund të nëntorit”, tha ajo.
Ndërkohë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm për karburantet gjatë 9-mujorit të këtij viti janë regjistruar 3.8 milionë kupona tatimorë, kurse në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë regjistruar 2.9 milionë kupona tatimorë.
 
Taksat
Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi dje se përgjatë qeverisjes 2009-2013 të Partisë Demokratike, performanca fiskale ka qenë negative dhe ulja e taksave është bërë me qëllim për të fituar votat nga ana e opozitës aktuale. “Ne kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat. Të ardhurat tatimore janë 13.3% më të larta”, tha Cani.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Zgjidhet fituesi i edicionit të tretë të 'Big Brother VIP'! Aktorja Egla Ceno merr çmimin 100 mijë euro

Zgjidhet fituesi i edicionit të tretë të 'Big Brother VIP'! Aktorja Egla Ceno merr çmimin 100 mijë euro