Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar hetimin e SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Në një intervistë për Arbër Hitajn, në Report Tv Sula thotë se kushdo që ka bërë korrupsion, do duhet të vihet para drejtësisë nuk ka rëndësi forca politike.
“S’më intereson majtas apo djathtas, kush ka futur duart në korrupsion të shkojë para drejtësisë. Unë nuk vë gishtin para kryeministrit ti them ti ke vjedhur por ku ka indicie s’ka nevojë për të majtë apo të djathtë, duhet të dalin para drejtësisë. Kushdo qoftë kush i bën një grim presion SPAK-ut ti vijë turp.
Dhe vetë SPAK ka për t’u pastruar nga gjyqtarë e prokurorë që janë në brendësi siç u kap ai i Kukësit për shembull.”- thotë Sula.
Deputeti foli edhe sa i takon rolit të opozitës së përçarë së fundmi, ku vuri në dukje një mazhorancë që po përfshihet në skandale të mëdha të cilat nuk po denoncohen me forcë nga opozita. Sula thotë se nëse do të ishte e djathta në vend të PS-së në pushtet dhe do ishte përfshirë në kaq skandale, pushteti i tyre nuk do të zgjaste as 24 orë.
“Unë s’mbaj qëndrime për Berishën dhe Bashën, sepse jam për të drejtën e demokratëve. Shoqëria ka nevojë ulëritëse për përkrahje, nëse këto skandale të mazhorancës do i kishte bërë e djathta s’do kishim zgjatur 24 orë. Por opozita tani bën politikë me cic mice sepse merren me zënka brenda partisë. Ndërsa sot bëjnë apelim, po kjo është e turpshme e pafytyrë, sepse bashkimi duhej bërë më 14 maj.
Nuk është kjo rruga, do duhet që shtator të sillet si një grup i vetëm, pavarësisht të gjithave me Berishën duhet të jemi të gjithë bashkë të bëjmë opozitë të fortë.”- thotë Sula.