TIRANE-Sot kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe paralajmëroi ndryshimin e ligjit për koncesionet në muajin shtator. Por pas deklaratave të tij, ka reaguar kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i rikujtuar nismën e forcës politike ku ai bën pjesë për kocensionet. LSI ka depozituar një nisëm ligjore në Kuvend në 2016, ku kërkon që çdo koncesion mbi 4 vjet të kalojë në parlament, ndërsa duhet të japë miratimin Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe Avokatura e Shtetit.
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon në nismën ligjore që koncesionet të mos kalojë nga qeveria, por nga Kuvendi. Vasili shprehet se Komisionet Parlamentare përgjegjëse nuk e kanë marrë në shqyrtimin nismën e LSI për koncensionet, prandaj kërkon ndërhyrjen e Ruçit. Numri dy i LSI shprehet se, shqyrtimi i projektligjit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është zvarritur në mënyrë arbitrare, ndërsa evidenton faktin që janë dy komisione përgjegjëse për ta shqyrtuar dhe votuar, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe Komisioni i Ekonomisë dhe të Financave.
‘Këto komisione në shkelje flagrante të ligjit kanë bllokuar totalisht shqyrtimin e nismës, pavarësisht se ka qenë vazhdimisht e miratuar në programin e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve. Kjo është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë’ thotë Vasili. Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi sot se në ligjin e ri për koncesionet duhet të parashikohet heqjen e “ofertave të pakërkuara”.
Letra e Vasilit per Rucin per koncesionet
Ja dhe bufi i pulave.
Përgjigju