Koncesioni i sterilizimit, ish zv/ ministri Rjepaj: Ilir Rrapaj dhe ortaku Umbro Staccini, ishin pjesë e delegacioneve në Itali

Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit. Rjepaj tha se Rrapaj ka qenë pjesë e delegacioneve në udhëtimet në Itali pasi ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera..

Albana Vokshi:Në të gjithë vizitat qoftë në itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?

Klodian Rjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon.  Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë.

Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.

Albana Vokshi: Po Umbro Stacini ka qenë pjesë e delegacioneve. Ka pasur një seri nga nëntori 2013- janar, shkurt mars 2014?

Klodian Rjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh.

Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.

Albana Vokshi: Do të thoni që Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini janë pjesë e 'servici italias' që fitoi koncesionin?

Klodian Rjepaj: Klodian Rrapaj e Staccini nuk janë pjesë të Universitetit por pjesë të polit që ka bërë koordinimin e marrëveshjes me rajonin e Umbrias. 


Lajmi kryesor:

Koncesioni i sterilizimit dhe check-up/ Ish-zv.ministri i Shëndetësisë del nga burgu për të dëshmuar 8 orë në Kuvend! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë