Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un! Tezat për Reformën Zgjedhore gati sapo të ketë dakordësi

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi u diskutua në ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme me të ftuarit në studio.

Gazetari Mentor Kikia tha për Marsela Karapançon se komisionet hetimore sjellin një impakt dhe një mekanizëm që nuk duhen shmangur.

'I vetmi që prodhoi impakt ishte komisioni i inceneratorëve, edhe ndryshimet në ligj ishte impakti që solli komisioni i inceneratorëve. Ajo që ndikoi më shumë tek komisioni i inceneratorëve është dëshmia live e njerëzve. Në ligjin e ri kjo gjë është evituar. Edhe në këto kushte komisionet hetimore janë një mekanizëm që nuk duhen shmangur.', tha Kikia.

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi u shpreh se ngritja e komisioneve hetimore nuk pengon punën e SPAK.

'Gjithmonë argumenti i PS-së ka qenë të zvogëlohet objekti i komisioneve hetimore. Duhet të ishin dy komisione tek e tek. Komisioni ka volum si shkresor ashtu edhe për njerëz. Ideja është a do vazhdonim aksionin opozitar apo do marrim një produkt qoftë edhe minimal si ky. Kjo nuk do thotë që në shtator nuk do ngrihen. Nuk e pengon SPAK-un, por të keni dëgjuar edhe kryetarin e SPAK. Nuk ka marrëveshje, kuvendi i është kthyer normalitetit. Kërkonim të njihej e drejta opozitare. Ne nuk po frenojmë SPAK-un. SPAK bën punën e vet. Ne  ballafaqojmë qytetarin që paguan taksën. Në rastin konkret kemi një moment ku do bëjmë transparent momentin e taksave. Do ndjekim lekun, buxhetin.', u shpreh Korreshi.

Për analistin dhe ekspertin e çësthjeve zgjedhore, Leonard Olli këto komisione shërbejnë që qytetarët të kuptojnë sa janë të përfshirë drejtuesit politikë në disa prej koncesioneve.

'Komisionet hetimore kanë synime politike, por nuk bëjnë hetime politike. Nuk bien ndesh me hetimet e SPAK, sepse merren me konceptin e ligjshmërisë, konfliktin e interesit. Kjo është pjesa e parlamentit. A ka shkelur ligjin në procesin e tenderimit. Komisionet hetimore përpiqen të nxjerrin përgjegjësi politike që ne të kuptojmë sa janë të përfshirë drejtuesit politikë. Në fakt besoj se duhet të presim, sepse SPAK është hallka e parë, sepse efektet reale do i shohim në pjesën e gjykimit, jo në pjesën e hetimit. Do dëshiroja që më mirë diçka sesa aspak. Ajo që jam shumë i dëshiruar të shoh dhe pres me kërshëri te reagimi i opozitës tek reforma zgjedhore.', shtoi Olli.

Nga ana tjetër, deputeti Petro Koçi zbuloi në studio pse abstenoi për ngritjen e Komisionit hetimor për sistemin TIMS. Sipas tij, aty mund të dalin të dhëna sensitive për të cilat anëtarët e komisionit duhet të kenë një certifikatë sigurie. 

Korreshi shtoi sa i përket reformës zgjedhore, se Rithemelimi do të ketë platformën gati sapo të mblidhet tryeza me pjesëmarrjen e tyre.

'Ne kemi pasur një problem me vetveten. Kemi qenë gjithnjë parti elektorale. Demokratët duhet t’i lusësh 30 herë. Kurse këta ra bilbili janë të gjithë rresht veshur me kollare ditën e dielë, shkojnë votojnë. Demokratët me terezi, bëjnë plazhin ditën e dielë dhe pastaj votojnë.'  

Ndërsa për ekspertin Olli nuk është diçka e mirë që nuk ka propozime individuale për reformën zgjedhore. Sipas tij i gjithë debati fokusohet tek Kodi Zgjedhor, pasi palët nuk duan të ndryshojnë Kushtetutën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

 

Deputeti Petro Koçi zbuloi në 'Frontline' pse abstenoi në parlament për ngritjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS

'E thashë edhe para se të votohej për komisionin. Në këtë komision mund te ketë kontakt me informacion të klasifikuar apo të dhëna sensitive. Anëtarët e komisionit kur bien në kontakt me këto të dhëna duhet të kenë çertifikatë sigurie. Në parim isha dakord.', tha Petro Koçi.

Ora 22:18
Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

 

Analisti Leonard Olli tha në 'Frontline' se sistemi shëndetësor ka dështuar në mënyrë spektakolare këto 30 vite. Ai gjtihashtu shtoi se shëndetësia falas është një përrallë që nga koha e diktaturës, që u risoll prapë në vitin 2013.

'Shëndetësia është një nga fushat që ka dështuar në suksesin më absolut në shtetin shqiptar në 30 vite. Është çështje sistemesh që ngremë.  Jemi vite drite larg me vende ngjitur si Maqedonia dhe Mali i Zi. Di çdo të thotë mjekësi falas? Do të thotë që shqiptarët të mos paguajnë asnjë qindarkë për shëndetësinë. Është një përrallë me mbret, që nga diktatura. Dhe u risoll prapë në vitin 2013.', tha Olli.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit