Mbrojtja e fëmijeve nga dhuna, vazhdon të jetë sfidë, jo vetëm për prindërimin por edhe për qeverinë.
Në konferencën e dytë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, u prezantua kudari ligjor i mbrojtjes së fëmijëve, dhe jo vetëm fëmijët në situatë rruge, por të gjithë fëmijët në situatë dhune.
I gjithë paneli diskutoi për sfidat që ka vendi ynë për eleminimin e dhunës, dhe kryesisht kur viktima janë fëmijët.
Për këtë arsye, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi shpjegoi se si shumë ligje në vendin tonë janë shumë të mira, por zbatimi i tyre lë për të dëshiruar.
‘’Aktualisht në Kuvend kemi 3 projekt ligje shumë të rëndësishme, të parin kodin e drejtësisë të të miturve. Për herë të parë në 22 vjet, kemi një projekt kod për drejtësinë të të miturve. Roli i shërbimeve sociale në rregullat e këtij kodi janë parësore. Nëse do kemi sukses në miratimin e këtij kodi që pritet të miratohet në janar-shkurt nuk do donim të dështonim dhe të mos kishim profesioni për trajtimin e të miturve, të viktimave, të dëshmitarëve’’, u shpreh Hysi.
Antonela Skolamiero, perfaqësuese në UNICEF në Shqipëri deklaoi se Shqipëria më në fund e ka identifikuar dhe pranuar problemin e dhunës ndaj fëmijëve. Tani është koha kur duhet të fillojë nga dhënia e zgjidhjes.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO