Shtyhet afati i punës së Komisionit hetimor parlamentar për koncesionet e sterilizimit dhe check-up.
Shtyrja e afatit u miratua në Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare, deri më datën 22 tetor. Më herët shtyrja e punimeve të këtij komisioni u kërkua gjatë mbledhjes së fundit të tij.
Ditën e djeshme kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi tha se është rënë dakord me kryesinë e vogël për shtyrjen e punimeve. Në 3 mbledhjet e fundit të këtij Komisioni kanë dëshmuar anëtarë të Nismës Thurja Endri Shabani dhe Pano Soko.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Nisma Thurje ka bërë kallëzimin në SPAK për sterilizimin që ka çuar pas hekurave biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepaj.
Ndërkohë ditën e djeshme dëshmoi mjeku Artan Koni dhe audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)