Me argumentin se do të prisnin rezultatet e reformës në drejtësi e më pas do të thërrisnin Konferencën Gjyqësore, këshilli ekzekutiv i kësaj konference vendosi ta shtyjë atë pak javë më parë dhe pse ishte planifikuar të mbahej më 26 tetor të këtij viti.

Por kur ende nuk ka një afat për realizimin e reformës, i njëjti këshill që e anulloi mbledhjen, këtë të martë ka vendosur që mbledhja të mbahet por këtë herë më 14 dhjetor 2015.

Siç dhe shihni në këtë faksimile, mbledhja e datës 14 dhjetor do të ketë tre pika në rendin e ditës.

konferenca gjyqesore

Zgjedhja e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas përfundimit të mandatit në KLD të gjyqtarëve Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaj, Flamur Kapllani dhe Tritan Hamitaj. Zhvillimi i votimeve për rinovimin e përbërjes së organeve drejtuese të Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

4 gjyqtaret qe ikin nga KLD

Diskutime mbi çështje të cilat kanë prioritet dhe interes të veçantë për pushtetin gjyqësor. Për katër vendet e lira në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pritet të garojnë 30 gjyqtarë, ndërsa afati i fundit për të zyrtarizuar kandidimin është data 4 dhjetor.

Në rast të miratimit të draftit të propozuar për reformën në drejtësi, atëherë në muajin mars pritet të shkrihet Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili prej vitesh funksionon nën drejtimin e Presidentit të Republikës dhe 14 anëtarëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)