Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë
Tiranë, 2 Dhjetor/ATSH/.- Në temën "Aftësimi në informacion përmes teknologjive të reja dhe komunikimit" vjen në edicionin e nëntë Konferenca Kombëtare e Biblotekonmisë, e cila organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" në datat 4 dhe 5 dhjetor 2014 në Shqipëri.
Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare të Shqipërisë do të çelet dita e parë e konferencës 2-ditore, ku do të marrin pjesë jo vetëm dy drejtorët e BKSH dhe BKK Persida Asllani dhe Bedri Zyberaj, por edhe ministrja e
Bibloteka Kombëtare e Kosovës
kulturës Mirela Kumbaro.
Në bibliotekën publike "Qemal Baholli" të qytetit të Elbasanit do të zhvillohet dita dytë e konferences, ku do te lexohen kumtesa lidhur me funksionimin e bibliotekës publike "Qemal Baholli", Bibliotekës se Universitetit të Arteve në Tiranë, Bibliotekës së Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës etj.
/k.m//a.ke/









