Të gjitha bizneset në vend do të kenë kohë përtej 31 korrikut për të dorëzuar pasqyrat financiare të vitit 2021. Ministria e Financave e mori këtë vendim si pasojë e sulmit kibernetik që pësuan platformat publike, përfshi Qëndrën Kombëtare të Biznesit ku biznesi duhet të bënte deklarimet.
Të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë, kishin afat ligjor deri në 31 korrik për të dorëzuar pasqyrat financiare, por për shkak të mos funksionimit të portalit qeveritar e-Albania që ka mbledhur në një plaformë të vetme të gjitha shërbimet, Ministria e Financave njofton se afati do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.
Nuk është dhënë një afat i caktuar se deri kur do të zgjasë shtyrja pasi ende sistemet nuk janë kthyer plotësisht në punë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Janë mbi 20 mijë subjekte që kanë detyrimin që regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore. Nëse nuk i dorëzojnë në kohë sipas ligjit ata, gjobiten me 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte gjoba vitin e kaluar.
Pasqyrat financiare janë një paraqitje e strukturuar e pozicionit financiar dhe performancës financiare të një biznesi, ku pasqyrohen zhvillimet e aktivitetit të tyre humbjet, fitimet apo shpenzimet e kryera.
Ministria e Financave ka shtyrë afatin për depozitimin e pasqyrave financiare për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania, më konkretisht me 4 ditë.
‘Ministria e Financave dhe Ekonimisë njofton se, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania, Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.
Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.’- njfoton ministria.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)