Konfindustria kundër paketës anti-krizë: Do ketë falimentime masive dhe papunësi! Qeveria të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë

Konfindustria kundër paketës anti-krizë: Do ketë falimentime masive dhe papunësi! Qeveria të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë

Konfindustria

Konfindustria është kundër paketës anti-krizë të prezantuar nga qeveria para disa ditësh. Sipas një reagimi, pretendojnë se ndryshimet e fundit të miratuara në buxhetin e shtetit nuk ofrojnë zgjidhje për krizën energjitike.

Teksa kërkon themelimin e Fondit Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë në mënyrë që të kalojnë të gjitha financimet e plota ose të pjesshme, sugjeron se një tjetër ulje e kostove bëhet me bashkimin në një kompani të vetme të KESH, OSSHE dhe OST si dhe kërkon mënjanimin e të tretëve.

Sipas Konfindustrisë, pasojat e krizës energjetike do të sjellin falimentime masive e papunësi pasi çmimet rriten çdo ditë dhe po bëhen të papërballueshme. Gjithashtu thotë se qytetarët do të marrin goditje të fortë me zbatimin e planit të qeverisë për të paguar me cmime tregu sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kë.

“Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur.

Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në radhë të parë në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë  institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me çmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kë”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Para disa ditësh, qeveria tregoi se për përballimin e krizës energjetike, ka marrë vendimin që familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë. Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset, të cilët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë si tani.

Qeveria prezantoi atë që e quan paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve. Paketa u prezantua nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku.

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjecc pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë