Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se më datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.
IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ajo e COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.7%
-
Anoj negativ
29.6%
-
Të përzier
26.7%
Vota total: 739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Kosova, 24-vjeçari kapet në Borje të Kukësit
15 Dhjetor, 09:56
-
Ballkani nuk është më pjesë e vëmendjes amerikane. Si e sheh rajonin strategjia e Shtëpisë së Bardhë për sigurinë
14 Dhjetor, 13:42
-
Pjetershani i Gjakovës, fshati i Krishtlindjeve në Kosovë
14 Dhjetor, 13:40
-
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leone XIV, kërkon njohjen e Kosovës
13 Dhjetor, 21:11
-
Aksidenti tragjik në aksin Prizren-Suharekë, kush është drejtuesja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe mikesha e saj që humbën jetën
12 Dhjetor, 18:57
-
Gjykata Speciale në Kosovë hedh poshtë kërkesën e ish-eprorit të UÇK për ndryshimin e masës së sigurisë
12 Dhjetor, 13:04
-
Kosova merr grupin e parë të të dëbuarve nga SHBA
12 Dhjetor, 11:37
-
Kosovë/ Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren - Suharekë! Ndërrojnë jetë 2 shqiptare, emra të njohur në fushën e biznesit!(EMRAT+VIDEO)
12 Dhjetor, 11:05
-
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e BE-së?
11 Dhjetor, 15:42
-
Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
10 Dhjetor, 17:56
-
Akuzohet për pengim të drejtësisë në gjyqin kundër Thaçit, Gjykata Speciale liron me kusht Isni Kilajn
10 Dhjetor, 17:50
-
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Begaj: Kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes dhe sakrificës
10 Dhjetor, 12:40