Konfirmohet rasti i parë më variantin omicron në Greqi, çfarë dimë për pacientin zero

GREQI- Konfirmohet rasti i parë me variantin omicron në Greqi.

Pacienti zero, është një grek i cili mbërriti në Kretë pas një udhëtimi në Afrikën e Jugut më 26 nëntor, ndërsa sipas informacioneve të publikuara në mediat greke kur në aeroport iu nënshtrua testit të shpejtë rezultoi negativ.

Por disa ditë më vonë filloi të shfaqte simptomat e njohura tashmë për të gjithë ndaj vendosi të bënte një test PCR i cili doli pozitiv. Dyshimet të cilat rezultuan të vërteta, se pacienti mund të ishte infektuar me variantin omikron u shtuan për shkak se erdhi nga Afrika e Jugut. Ai doli pozitiv me variantin omikron.

Në një kohë kur mutacioni i ri i COVID-19, varianti omicron është bërë kryefjala e ditëve të fundit, ekspertët e vendit i sugjeruan qeverisë greke të shtrëngoje masat pa nënkuptuar ardhjen e një bllokimi pasi vendi nuk do të mund ta duronte ekonomikisht.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dy ditë më parë vendosi që të bëjë me detyrim vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç, pikërisht për shkak të rritjes së frikës nga varianti i ri.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?