Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'

TIRANË - Konfliktet në disa rajone të ndryshme të globit kanë marrë një trajtë tjetër, teksa në Siri ka shpërthyer një konflikt civil, ndërsa forcat ruse në Ukrainë kanë përparuar edhe më shumë gjatë muajit nëntor. Analistët dhanë më shumë detaje në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn.

Ledjon Krisafi theksoi se Siria është në një moment kyç, me dobësimin e mbështetjes nga Hezbollah dhe Irani, ndërsa Rusia ka investuar shumë për të mbajtur pushtetin e Assad.

'Kemi një ringjallje të luftës civile. Regjimi i Assad ishte mbi 3 shtylla, Hezbollahu, Irani dhe Rusia. Dy të parat janë dobësuar,, e treta e ka mendjen në Ukrainë. Ky ishte momenti i duhur për të bërë diçka të tillë dhe është marrë qyteti i dytë. Rebelët janë pasardhës të Al Kaedës me versionin goxha ekstremistë të Islamit që përfaqësojnë. E vështirë që Assad të bjerë nga pushteti kaq lehtë. Rusia ka investuar shumë në Siri. Irani po ashtu. Nuk mund të heqin gurin që kanë në Lindjen e Mesme. Dhe kanë dhënë mbështetjen ndaj rebelëve. Çuditi botën mënyra si u mor Aleppo. Në të ardhmen Siria mund të shpërbëhet.'

Florian Arapi thotë se disa nga mbështetësit e rebelëve janë edhe Turqia dhe Ukraina.

'Rebelët e kanë pasur të lehtë për të marrë territore dhe për qeverinë ka qenë goxha e vështirë. Shoh një ndryshim goxha të madh. Situata që kjo opozita siriane, të dyja qeveritë që po sulmojnë, janë shumë të organizuar dhe formuluar si ushtri të rregullt. Turqia një nga mbështetësit. Grupi tjetër në mënyrë të pavarur ku të gjejë armë, mbështeten nga Ukraina. Sepse sheh një aleat për të luftuar kundër Rusisë. Do që të mbroj territorin e vet. Që forcat ruse të shpërqendrohen.'

Në Ukrainë vijoi më tej Krisafi, forcat ruse kanë avancuar ndjeshëm në nëntor, duke marrë kontroll mbi 80% të territoreve të aneksuara,

'Nëntori muaji më i suksesshëm për ushtrinë ruse, kanë pushtuar 1200 km vetëm në nëntor. Në ato 4 rajone që ka aneksuar, për momentin ushtria ruse kontrollon 80% të tyre. Zelensky tha heqim dorë nga territoret e pushtuara për ë mbajtur një ombrellë të NATO. Ose je anëtar ose nuk je, por kjo është mënyrë si po e josh Zelensky Trumpin. Nga rrethi i Trump po vjen ideja që Rusisë do i jepen territore ndërsa Ukraina nuk do jetë pjesë e NATO për 10-15 vjet. Putin pret që perëndimi tja pranojnë territoret. Nëse Trump e pranon është një precedent që nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore, marrja e territoreve me dhunë. Kjo është dilema e Trump.'

Sipas Arapit, Trump nuk do e ketë të lehtë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe pranimi i kufijve të ndryshuar në favor të Rusisë është një precedent i rrezikshëm.

'Trump ka mentalitetin e një biznesmeni. Dhe përpiqet të zgjidh gjërat më jep të jap. Siç zgjidhen gjërat në biznes. Tentoi ta bëjë me Kosovën, duke i dhënë veriun Serbisë. Aty për sa i përket luftës në Ukrainë, duhet të cilësojmë një fakt që Ukraina ka rezistuar goxha mirë. Me mbështetjen e forcave të perëndimit. Këto avancimet e Rusisë janë kaq të vogla saqë cilësohen kaq të papërfillshme. Për Ukrainën janë një goxha i vogël. Është shumë herët për të thënë se Ukraina do dorëzohet. Precedenti i rrezikshëm për ndryshimin e kufijve. Perëndimi nuk ka interes të pranojë diçka të tillë. Kush fiton territorin do vazhdojë të kontrollojë. Rusia pak më ndryshe nga forcat e tjera. Kapacitet i jashtëzakonshëm.'

Përsa i përket mundësisë që Rusia të përdorë armë bërthamore, Krisafi e lidh këtë me mundësinë e humbjes së luftës nga Putini.

'Putin i përdor armët bërthamore vetëm nëse humb luftën. Nëse po fiton nuk ka arsye ti përdor. Lufta është bazë e jetës së tij. Rrezik për Putin nëse humbet luftën. Ka investuar shumë. Kjo është mënyra e vetme që mund të përdor armën bërthamore.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin