Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi komentoi situatën në Lindjen e Mesme ku duket në horizont një konflikti në përshkallëzim e sipër mes Libanit dhe Izraelit.

Eksperti në Studio Live tha për Arbër Hitajn se këto konflikte mes këtyre shteteve kanë qenë të përhershme dhe duket një përsëritje e historisë.

'Situata që përmendet nuk është e re në Lindjen e Mesme. Prej 75 kur fillo lufta civile në Liban u përfshi në luftë mes fraksioneve etnike, ndryshoi struktura e popullsisë, për shkak të refugjatëve që kishin ardhur aty. Deri tani konflikti mes Libanit dhe Izraelit ka qenë i përhershëm dhe i vazhdueshëm.

Jemi në një përsëritje të historisë. E vetmja e re që konflikti është mes grupit Hezbollah, që është politik i krijuar në kulmin e luftës civile në Liban, me orientim shiit. Ka një përbërje shumë të madhe numerike në Liban dhe në qeveri. Që nga konflikti i 7 tetorit kemi parë që Izraeli ka ndjekur parimin e goditjes së fortë duke mos u përballur me akuzuar që ka tejkaluar shpesh të drejtën e mbrojtjes.'

Kamberi vuri në dukje fjalimin e sotëm të Netanyahut në OKB.

'Sot në fjalimin e Netanyahut mbroi të njëjtën vijë sjellje që qeveria ndjek që nga viti i kaluar. Çdo kërcënim ai do ndërhyjë që ta konsiderojë veten të sigurt.

Izraeli ka ndërmarrë çdo goditje për të paralizuar aktivitetin e Hezbollah që e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë. Sa herë që acarohet situata mes palestinezëve dhe izraelitëve përfshihen shtetet fqinj.'

Përpjekjet për paqe deri më tani nuk kanë patur rezultat.

'Përpjekjet për paqe nuk kanë patur rezultat. Frikë që situatë të mos përshkallëzohet. Nëse Izraeli do ndërmarrë ofensivë tokësore ndaj Libanit. E gjithë ecuria e konfliktit e Izraelit me Hezbollahut nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së Izraelit me trupa tokësore.'

Ndërsa sa për Iranin eksperti nuk sheh ndonjë konflikt në horizont edhe për arsye se presidenti i ri nuk ka një qasje agresive ndaj Izraelit.

'Besoj se kjo situatë do vazhdojë derisa të kemi një qartësim të situatës në shtetet e bashkuara të Amerikës pasi janë në prag të zgjedhjeve. Irani ka një kufi të largët me Izraelin. Edhe në kufirin sirian, prej 2012 nuk përbën më kërcënim për Izraelin. Gjykoj që Irani tashmë ka dhe një president të ri që nuk duket me një qasje të ashpër ndaj Izraelit. Të gjitha palët po shohin mundësi për paqe afatgjatë duke patur parasysh se konflikti po mbush vitin.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi