Kjo është gjendja në Lungomare paraditen e kësaj mërkure. Kontejneret prej dy ditësh nuk pastrohen, ndërsa plehrat janë të shpërndara në rrugë, banorët të shqetësuar shprehen se mbetjet po kthehen në burim për inefksione.

“Vjen ere e keqe, çdo ditë është vëretët e shëmtuar, kjo pamje për Vlorën, patjetër që më shqetësim unë banoj këtu në Vlorë dhe kërkoj pastërti. Është problem gjithmonë, por gjatë verës ka shumë njerëz, koshat mbushen plot dhe nuk pastrohen.”, tha një qytetar Italian që banon në Vlorë.

Pamjet e xhiruara nga Report TV i përkasin unazës së qytetit të Vlorës dhe Lungomares. Në bashki askush nuk reagon për situatën e paprecedente ku gjenden Vlora në nisje të sezonit turistik.

Jashtë kamerës, burime nga ky institucion thanë se konflikti pas nisur prej një viti mes kompanisë së pastrimit “Duka SHPK” dhe kryebashkiakut në largim Dritan Leli.  Kjo e fundit ka paditur bashkinë për detyrimet e prapambetura, ndërsa Leli ka kërkuar publikisht që ti hiqet leja e mjedisit kompanisë “Duka”.

Situata nuk pritet të gjejë zgjidhje deri ne datën 2 korrik kur përfundon kontrata e kompanisë “Duka” me bashkinë për pastrimin e qytetit, ndërsa ata që e vuajnë janë qytetarët vlonjatë dhe turistët e shumtë që e frekuentojnë gjatë verës.